“Vëllai” i Xhafës dhe pushteti familjar i Sali Berishës

Sali Berisha dhe femijet e tij

Ministri I Brendshëm I qeverisë socialiste, po vihet në shënjestër pas pretendimeve ende të paverifikuara, rreth një bisede të vëllait të tij, me një të panjohur, të cilin PD e përshkruan si trafikant hashashi. Kaseta  kërkon ekspertizë të mënjëhershme nga prokuroria dhe zbulim të rrethanave në të cilën është kryer, për të kuptuar të vërtetën, dhe për ta ndarë atë nga spekullimi apo montimi I mundshëm. Në formën si është paraqitur nuk ka ndonjë lidhje logjike të asaj që pretendohet, por për këtë duhet të flas sa më shpejt prokuroria dhe ekspertiza ligjore.

Përtej kësaj, fokusimi I sulmeve nga  Partia Demokratike tek Fatmir Xhafa, duke mos mundur të gjejnë asnjë fakt nga veprimtaria e vet si Ministër, tregon se vendi ka Ministrin e duhur të brendshëm.

Rasti I sulmeve ndaj Fatmir Xhafës, në fakt, duhet të shërbej për të vendosur një standart për pasojat e zyrtarëve të lart në pushtet apo politikë, lidhur me përgjegjësitë që ata kanë në kryerjen e detyrës në raport me rrethin e afërt familjar.

Nuk jam partizan I shkëputjes së përgjegjësisë, nëse një i afërt i yti ka përdorur pushtetin, apo pozitën tënde, për të përfituar apo kryer veprimtari të tjera të paligjshme.

Rasti më flagrant janë fëmijët e Sali Berishës. E bija e tij, përdori pozitën e babait si kryeministër dhe në një kontratë të ofruar prej saj për një biznesmen të huaj, I kërkonte tre milionë euro nëse babai kryeministër, firmoste koncesionin që kërkonte ai në Porto Romano. Është me fakte të qarta, me email origjinale të pranuara nga të dy palët dhe  e pa ndëshkuar ende.

I biri I Sali Berishës, ka përdorur pushtetin e babait të tij kryeministër, për të lobuar një kontratë biznesi që rezultoi vdekjeprurëse për 26 qytetarë. Ka prova të qarta siç është faksi I dërguar nga zyra e Ministrit të Drejtësisë që i raporton djalit kopjen e opinionit të Ministrisë, për VKM që po përgatitej, janë 40 takimet e tij në muaj me Fatmir Mediun që ishte kontraktori, dhe biseda pikëlluese me Mihal Delijorgjin, 25 minuta pas shpërthimit, është rrethi i ngushtë familjar I punëusar në atë biznes si garant të tij, etj. Historitë e tij vazhdojnë me privatizimin e OSHE, me sekserin Nue Kalaj, I cili garanton drejtorët e mëdhenj të CEZ se nëse djali ka fol me babin kryeministër, (Berishën) për hallin e tyre dhe ata pas takimit me Berishën do të takojnë babain. Dhe bëhet fjalë për rreht 60 milionë dëm në kurriz të shteti shqiptar. Është prova më e qartë e dokumentuar ndonjëherë për konfliktin e interesit në shtetin shqiptar, pasi është provuar nga axhenda e Berishës se takimi është kryer siç e përshkruan emaili dhe cmimi I energjisë ndryshoi si e deshën ata.

Kjo listë vazhdon dhe me shumë zyrtarë të lart të shtetit shqiptar të afërmit e të cilëve shfaqen shpesh si njerëz që përdorin pushtetin e njerëzve të tyre.

Pra në këtë vend duhet vendosur një standart për konfliktin e interesit të zyrtarëve të lart me familjarët e tyre.

Vendosja e këtij standarti deri tani është penguar me dhunë nga Sali Berisha. Ai I ka vënë zjarrin shtetit për të mos ju ndëshkuar djali, vajza dhe rrethi I tij familjar të përfshirë në çdo aferë të ndyrë në këtë vend.  E vetmja meritë e tij është se ai përë herë të parë ndërtoi një pushtet të Familjes së tij në Shqipëri, dhe tani mendon se çdo kush në Shqipëri qeverisë deomos me familjen siç qeveriste ai. E ndjen këtë tek obsesioni qe ka për të bërë Olsi Rmaën personazh në cdo ngajrje në SHqipëri , apo për të gjetur vëllezër, motra apo kushërinj pushtetarësh në cdo aferë.

Nga ky obsession nuk shpëtoi as Fatmir Xhafa. Por deri tani, jo vetëm që nuk kemi asnjë provë, por jemi para disa fakteve konfuze që më shumë dëshmojnë se PD ka problem të madh Fatmir Xhafën, se sa ndonjë problem real të Fatmir Xhafës.

Deri më sot në detyrën e tij si Ministër I Brendshëm Fatmir Xhafa ka pasur gjithë mbështetjen e opinionit publik shqiptar dhe atij ndërkombëtar si një profesionist dhe njeri I ligjit. Ai ka rezultate të prekshem në betejën kundër trafikut të drogës dhe krimit në Shqipëri dhe është sjell si njeri I lirë në detyrën e tij.

Ajo që ka nevojë vendi, nuk është të krijoj precedentin e dorëheqjes bazuar mbi thashetheme, por përdorimin e shtetit ligjor për të ndarë baltën nga e vërteta

Ato që thuhen në selinë e SHQUP, duhet të mbeten në selinë e SHQUP, derisa të flas prokuroria. Pas saj, nëse do të vendosim një standart për këtë histori, se çfarë përgjegjësie kanë pushtetarët për motrat vëllezërit, djemtë e vajzat e tyre,  duhet ta fillojmë aty ku ka nisur. Po tek SHQUP!.

s.k.
Komento

Komente

  • Labi: 16/05/2018 13:42

    O rexhep kaushi Po ropt e shpis âne mban si i ke klysh i sales

    Përgjigju
  • Mala: 15/05/2018 15:29

    sHUME ME KRIINEL E SHUME ME ANAT ISHQIPTAR,ANTISHTETEROR E ANTIKOMBETAR JANE KLANI FAMILJAR I KRIMINELEVE T E SALOS, SE CDO KLAN ,GRUP APO INDIVID KRIMENELESH

    Përgjigju
  • Rexhep kaushi: 15/05/2018 12:54

    KY POPULL DUHET TA KUPTOJE QE STRATEGJIJA E PS ESHTE KULTIVIMIN-TRANSPORTIM I DROGES AKUZAT E PD JANE TE DREJTA PS NUK KISHTE PERSON TJETER PER MINISTER DREJTESIJE PO VURI VELLANE E TRAFIKANTIT? TURP

    Përgjigju
    • Sulo: 17/05/2018 10:45

      Ti qenke dhe kaush por dhe trupeshk.

  • Donela: 15/05/2018 12:31

    Familje monster,baba monster!

    Përgjigju
  • Marui Taqi: 15/05/2018 12:07

    O Mero Baze ti ke shum të drejt po a kupton ky idjot popull se salhe krimineli duhet të çohet në burg me burgim të përjetshëm . Jo të dëgjojm fundërrinat e pd .

    Përgjigju