Vendimet/ Këshilli Kombëtar i Territorit miraton leje për HEC-e e hoteleri

Vendimet/ Këshilli Kombëtar i Territorit miraton leje për HEC-e e hoteleri

Foto ilustruese

Këshilli Kombëtar i Territorit në mbledhjen e fundit ka miratuar 26 vendime. Ndër të tjera, janë dhënë leje ndërtimi për 11 HEC, ndërsa për gjashtë HEC-e të tjerë është dhënë leje për ndërtimin e burimit të ri gjenerues të energjisë. Ndërsa në Bulqizë është dhënë leja që ndërtohet një fabrikë pasurimi kromi.

Konkretisht, është dhënë leje zhvillimi për Tirana Residential & Business Park, Rruga e Rinasit, Vorë; leje ndërtimi për MK-Hotel Tirana, brenda kompleksit Tirana Business Park, Vorë; për ndërtimin e kolektorit kryesor në Gjirin e Lalëzit; rikonstruksion pa ndryshim funksioni për Shkollën Hoteleri-Turizëm, Tiranë; Fabrikë Pasurimi Kromi, Krastë-Theken, Bulqizë, etj.

Ndërsa në fushën e energjetikës, është dhë leje ndërtimi për HEC “Dukona”, në përroin e Dukonës, Berat; “EME”, në përroin e Shëngjinit të Gurrzës, degë e lumit Fan i Vogël, Mirditë; “ARSTI”, në përroin e Arstit, degë e lumit Drin, Fushë-Arrëz; “Gur i Zi”, në pjesën e sipërme të lumit Kurvajt dhe në degët e tij, Mat; “Mesmal 1,2,3 dhe Selca 2”, në pellgun ujëmbledhës të lumit të Selcës dhe Velçanit, Maliq; “Shelli”, në përroin e grykës së Shellit dhe “Daznjanë”, në përroin e Daznjanës, Mat; “Dobrinjë”, në pellgun ujëmbledhës të lumit Cemi i Selcës, Malësi e Madhe; “Lusen” 1,2,3 në përroin e Mullirit dhe Vllanijes në Kukës: “Llengë 1”, “Llengë 2” dhe “Llengë 3”, në Pogradec. Leje Zhvillimi është dhënë për agroturizëm dhe hoteleri në “Taverna Melko”, Boboshticë; “Kompleks Turistik Rezidencial Hamallaj”, dhe “Kompleks Turistik Rezidencial “Lalzi Marina Seaside”.  

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Si do jenë ndryshimet në Kodin Zgjedhor që do bëjnë PS-Rithemelimi?



×

Lajmi i fundit

Mbështetësi i Belerit e pështyu, reagon Vangjel Tavo: Interesat e vogla kanë marrë peng komunutetin himariot

Mbështetësi i Belerit e pështyu, reagon Vangjel Tavo: Interesat e vogla kanë marrë peng komunutetin himariot