POP 5

Lajmet më të lexuara të 5 minutave të fundit

Vendimi: Ja sa do të paguhen anëtarët e bordeve dhe komisioneve

Foto ilustruese

Këshilli i Ministrave ka vendosur para pak ditësh numrin dhe sasinë e pagesës së punonjësve të organeve qendrore në përbërje të organeve kolegjiale si borde apo komisione. Në këto nuk përfshihen organet drejtuese të njësive të fondeve speciale, të institucioneve kushtetuese dhe të pavarura, si dhe të institucioneve që nuk financohen nga buxheti i shtetit.

Vendimi ka hyrë në fuqi nga dita e djeshme
Masa e shpërblimit të punonjësve të emëruar në komisionet e mëposhtme është, si më poshtë vijon: Për komisionet e posaçme të shpronësimit të ngritura në njësitë publike, masa e shpërblimit të anëtarëve në përbërje të tyre, është 10 000 lekë për çdo vendim shpronësimi të miratuar; Për komitetin e auditimit të ngritur në njësitë publike, masa e shpërblimit të tre anëtarëve, është 10 000 lekë për çdo mbledhje, por jo më shumë se 4 pagesa në vit; Për Komisionin e Përhershëm të Vlerësimit të Objekteve të Trashëgimisë Kulturore, masa e shpërblimit është 5 000 lekë secili prej anëtarëve, për çdo akt vlerësimi.

Po kështu, për komisionin rajonal mjekësor për caktimin e aftësisë për punë, në varësi të Institutit të Sigurimeve Shoqërore, masa e shpërblimit është 20 000 lekë në muaj për kryetarin dhe 15 000 lekë në muaj për anëtarin, pavarësisht nga numri i mbledhjeve të kryera në një muaj. Për Komisionin Epror Mjekësor për Caktimin e Aftësisë për Punë, në varësi të Institutit të Sigurimeve Shoqërore, masa e shpërblimit është 25 000 lekë në muaj për kryetarin dhe 20 000 lekë në muaj për anëtarin, pavarësisht nga numri i mbledhjeve të kryera në një muaj.

Për Komisionin Mjekësor Qendror për Përcaktimin e Verbërisë, në varësi të Shërbimit Social Shtetëror, masa e shpërblimit është 25 000 lekë në muaj për kryetarin dhe 20 000 lekë në muaj për anëtarin, pavarësisht nga numri i mbledhjeve të kryera në një muaj. Kufiri maksimal i shpërblimit të anëtarëve në senatin akademik dhe bordin e administrimit në institucionet e arsimit të lartë publik është 25 000 lekë në muaj. Përjashtohen nga e drejta e pagesës sipas pikës 3, të këtij vendimi, punonjësit e emëruar si përfaqësues të institucionit në më shumë se 2 nga organet kolegjiale.

d.ba.
Komento

Komente

  • Xhemja: 08/11/2018 11:13

    Me gjithe ate URIME PS PER DITEN E THEMELIMIT

    Përgjigju