Vendimi- Riorganizohet Agjencia e Falimentimeve, drejtorin e emëron ministri

Vendimi- Riorganizohet Agjencia e Falimentimeve, drejtorin e emëron ministri

Foto ilustruese

Me propozimin e ministrit të Drejtësisë, Këshilli i Ministrave ka vendosur dje riorganizimin e Agjencisë së Mbikëqyrjes së Falimentimit, në Agjencinë Kombëtare të Falimentimit, e cila mbetet gjithnjë person juridik publik, në varësi të ministrit të Drejtësisë.

Agjencia do të ketë si mision sigurimin dhe përdorimin e mjeteve efikase për të ruajtur ligjshmërinë e procedurave të falimentimit, duke mbikëqyrur aktivitetin e administratorëve të falimentimit. Ajo do të sigyrojë zbatimin e kuadrit ligjor dhe rregullator që është efikas dhe efiçent në fushën e falimentimit; zhvillon ndërgjegjësimin në lidhje me të drejtat dhe detyrimet e të gjithë aktorëve të përfshirë në fushën e falimentimit; mbikëqyr dhe drejton procesin e falimentimit duke inkurajuar zbatimin efiçent e të shpejtë në përputhje me ligjin, ndërkohë që do të jetë institucioni i vetëm publik informues për çështjet e falimentimit në Shqipëri.

Agjencia drejtohet dhe përfaqësohet nga drejtori i Agjencisë, i cili organizon dhe drejton të gjithë veprimtarinë e Agjencisë, dhe i raporton ministrit të Drejtësisë. Sipas Vendimit të mëparshëm, drejtori emërohej dhe shkarkohej nga kryeministri. Tani, një klauzolë e tillë është lënë jashtë.

Marrëdhëniet e punës së drejtorit dhe të nëpunësve të Agjencisë rregullohen në bazë të dispozitave të legjislacionit për nëpunësin civil. Marrëdhëniet e punës së punonjësve administrativë rregullohen në bazë të dispozitave të Kodit të Punës të Republikës së Shqipërisë.

Agjencia mban dhe përditëson në formë shkresore dhe elektronike, regjistrin e administratorëve të certifikuar të falimentimit, organizon dhe zhvillon provimin për administratorët e falimentimit. Agjencia ka të drejtë të mbikëqyrë dhe të kontrollojë, periodikisht, në çdo kohë, subjektet e licensuara prej saj, si dhe të kërkojë të verifikojë çdo informacion, të cilin e konsideron të nevojshëm për ushtrimin e funksioneve të ngarkuara me ligj.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Partia e Mitsotakis kandidon Fredi Belerin për eurodeputet, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

GOLAT/ Befasi në Champions League, Dortmund - PSG në gjysmëfinale! Francezët përmbysën 1-4 Barcelonën, gjermanët 4-2 Atl. Madridin

GOLAT/ Befasi në Champions League, Dortmund - PSG në gjysmëfinale! Francezët përmbysën 1-4 Barcelonën, gjermanët 4-2 Atl. Madridin