Vendimi, si u konfirmua në detyrë gjyqtarja Manjola Xhaxho

Vendimi, si u konfirmua në detyrë gjyqtarja Manjola Xhaxho

Gjyqtarja Manjola Xhaxho gjatë seancës së KPK-së

Komisioni i Pavarur i Kualifikimit, me trupë gjykuese të përbërë nga Etleda Çiftja, Valbona Sanxhaktari dhe Xhensila Pine, kanë zbardhur vendimin e arsyetuar për konfirmimin në detyrë të gjyqtares Manjola Xhaxho.

“Nuk janë konstatuar elemente të cilat mund të ngrenë dyshime për fshehje apo deklarim të rremë nga ana e subjektit të rivlerësimit. Deklarimet e subjektit të rivlerësimet janë të sakta dhe në përputhje me ligjin. Nuk u gjet asnjë element që të vërtetojë ekzistencën e kontakteve të papërshtatshme me personat e përfshirë në krimin e organizuar, sipas parimeve të parashikuara në nenin DH të Aneksit të Kushtetutës së Republikës së Shqipërisë. Nuk gjeti indicie apo elemente, të cilat mund të ngrenë dyshime për paaftësi profesionale apo cilësi që cenojnë figurën e gjyqtarit”, thuhet në vendim.

Komisioni thotë gjithashtu se nuk ka gjetuar të dhëna për ndikimin e gjyqtares ndaj presioneve të jashtme.

Nga të dhënat e deklaruara nga subjekti i rivlerësimit, Znj. Manjola Xhaxho, dhe nga 5 dokumentet e vëzhguara, konstatohet se nuk kanë dalë të dhëna në lidhje me imunitetin e saj ndaj çdo ndikimi apo presioni të jashtëm”, ka konstatuar Komisioni.

Për gjyqtaren Manjola Xhaxho, ka pasur një ankesë, por Komisioni nuk e ka marrë parasysh, për shkak se kërkesa ishte jashtë objektit të punës së tij.

Sipas shqyrtimin të denoncimit të shtetasit J. D., ai ankohet ndaj një vendimi gjyqësor të dhënë nga Znj. Manjola Xhaxho, gjyqtare në Gjykatën e Rrethit Gjyqësor Tiranë, e cila me vendimin e saj ka deklaruar fajtor dhe ka dënuar me 5 vjet burgim djalin e tij, B. D.
Ky shtetas ka pretenduar se nga gjykata nuk është aplikuar ulja me 1/3-ën e dënimit, si dhe nuk është marrë parasysh se ky shtetas ka qenë i mitur në kohën e kryerjes së veprës penale. Pranë Komisionit të Pavarur të Kualifikimit, për subjektin e rivlerësimit Manjola Xhaxho është depozituar vetëm ky denoncim, nga shtetasi J. D. Ky denoncim është marrë në trajtim edhe nga trupa gjykuese e Komisionit të Pavarur të Kualifikimit, dhe ka rezultuar se denoncimi ka të bëjë me fakte të cilat zgjidhen në rrugë gjyqësore mbi bazën e apelimit të vendimeve, duke kundërshtuar vendimet e gjykatave më të ulëta te gjykatat më të larta, duke mos qenë objekt i punës së Komisionit të Pavarur të Kualifikimit”
, thuhet në vendim.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Loni: 07/10/2019 22:08

    Po ate vendimin e truallit te vlores ne uje te ftobte pse se ka arsyetuar deri ne fund

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Si do jenë ndryshimet në Kodin Zgjedhor që do bëjnë PS-Rithemelimi?



×

Lajmi i fundit

Një shesh në Tiranë do të mbajë emrin e Dr. Florit, ja ku ndodhet

Një shesh në Tiranë do të mbajë emrin e Dr. Florit, ja ku ndodhet