Ventouris Ferries në Panairin Mesdhetar të Turizmit Tirana 2018

Në ambientet e Expo City Albania është duke u zhvilluar panairi i dytë i Turizmit mesdhetar, Tirana 2018. Qëllimi i këtij panairi është promovimi i destinacioneve turistike shqiptare dhe rajonale. Midis shumë operatorëve kompania e udhëtimeve Ventouris Ferries përcjell për klientët risitë dhe eksperiencën e saj ndër vite. 

Panairi Mesdhetar i Turizmit Tirana 2018 ka celur ditën e sotme siparin në ambientet e Expocity Albania. Ky panair, i dyti i llojit të tij ka si qëllim inkurajimin dhe promovimin e destinacioneve turistike shqiptare dhe rajonale. Në të marrin pjesë shumë operatorë të industrisë së turizmit nga vende të ndryshme të Europës si, Greqia, Franca, Spanja, gjermania etj.

Këta operatorë do të shfaqin potencialin dhe resurset e tyre turistike në kategori si: Akomodimi, destinacionet, turizmi detar dhe ai malor, gastronomia apo eko-turizmi. Përgjatë panairit i cili do të vazhdojë edhe ditën e nesërme do të ketë edhe forume , prezantime apo takime me aktorë të rëndësishëm të këtij tregu. 

Midis shumë pjesëmarrësve ne ndalemi në stendën e Kompanisë "Ventouris Ferries", një emër tepër i njohur në udhetimin e pasagjerëve. Kjo kompani ka më shumë se 20 vjet që operon në tregun shqiptar me anijet të cilat kanë si emërues të përbashkët suksesin e arritur ndër vite.

Ky panair i cili shërben si një platformë e shitjes në mënyrë paraprake dhe me ulje çmimesh të konsiderueshme nga agjensitë shqiptare për vitin 2018 u ofron profesionistëve dhe operatorëve të industrisë së turizmit një një mundësi për tu promovuar më tej si dhe një platform efektive për partneritete dhe bashkëpunime të reja.

/xy/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Mendoni se komisionet hetimore për Shëndetësinë e TIMS do kenë rezultat?



×

Lajmi i fundit

Shqiptari arratiset nga burgu në Zvicër

Shqiptari arratiset nga burgu në Zvicër