'Versace' në ditët e saj të fundit, shitet tek marka amerikane për vlerën marramendëse

'Versace' në ditët e saj të fundit, shitet tek marka amerikane për vlerën marramendëse

Zëvendës presidentja e markës Donatella Versace

Themeluar rreth 40 vite më parë, shtëpia e modës “Versace” së hpejti do të jetë në duart e pronarëve të markës amerikane “Michael Kors”. Lajmi bëhet i ditur nga “Reuters”, sipas të cilit tre burime kanë konfirmuar shitjen e bërë.

Ditën e hënë zëvendës presidentja Donatella Versace firmosi marrëveshjen me brandin amerikan Michael Kors për $2 miliardë. E ndërsa të martën Donatella së bashku me drejtoreshën artistike njoftuan të gjithë stafin për akt-shitjen e firmosur.

Aksionerët e Versace janë dy: 80% të aksineve i zotërojnë familja Versace, e ndërsa pjesën tjetër grupi amerikan Blackstone. Michael Kors ka blerë disa brande mode kohët e fundit duke përfshirë Jimmy Choo. Dy market e njohura Versace dhe Michael Kors, nuk kanë pranuar të prononcohen për asnjë media. Shtëpia italine e modës u themelua nga Gianni Versace 40 vite më pare.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Rithemelimi propozon rikthimin e koalicioneve të vjetra, a jeni dakord?



×

Lajmi i fundit

Meta mbledh Komitetin Drejtues të Partisë së Lirisë, 'përballet' me Kryemadhin pas përplasjeve! Përshëndet me përqafim Elona Gurin

Meta mbledh Komitetin Drejtues të Partisë së Lirisë, 'përballet' me Kryemadhin pas përplasjeve! Përshëndet me përqafim Elona Gurin