Veseli: Kosova ka 'zot shtëpie' nuk mund të hyjë njeri pa leje

Veseli: Kosova ka 'zot shtëpie' nuk mund të hyjë njeri pa leje

“Nuk na duhen provokime të tilla” është shprehur kryetari i Kuvendit të Kosovës Kadri Veseli, gjatë pasdites së sotme lidhur me mos lejimin e zyrtarëve të lartë të Serbisë të cilët kanë privuar të hyjnë në territorin e Kosovës pa leje, edhe pse autoritetet kosovare kanë refuzuar.

Duke komentuar provokimet e Serbisë, Veseli tha për Ekonomia Online se Serbia duhet ta kuptojë se Kosova si shtet i pavarur dhe sovran ka zot shtëpie nuk lejon të provokohet nga askush.

 

“Nuk na duhen provokime të tilla. Serbia duhet të kuptojë se ky vend ka zot, në lindje, në perëndim, veri e në jug. Kosova është shtet i pavarur dhe sovran. Ne nuk jemi duke shkuar në Serbi të provokojmë, presim që ata të jenë më të vëmendshëm në respektimin e sovranitetit të kufijve tanë territorialë, në të njëjtën kohë do të ballafaqohen me veprime të tilla të cilat janë legjitime të institucioneve tona. Për aq sa ata janë korrekt ne do të jemi korrekt. Kjo është ajo që do doja të përsëritja si mesazh, mos të kemi provokime, nuk na është dashtë dita e sotme, ata duhet ta kuptojnë se në Kosovë nuk mund të vijnë kur të donë”,

 Kryeparlamentari i Kosovës Kadri Veseli.

 

Këto deklarata të kryeparlamentarit kosovar Kadri Veseli vijnë pas ndalimit të hyrjes në Kosovë të të ashtuquajturit drejtor i Zyrës për Kosovën, Marko Gjuriç dhe ministrit të Mbrojtjes, Aleksander Vulin. Pas miratimit të demarkacionit nga Kuvendi i Kosovës, të dy këta zyrtarë serbë kanë bërë deklarata që nxisin urrejtje dhe dhunë në Kosovë, ndërsa kanë reaguar edhe pas deklaratave të kryeparlamentarit Kadri Veseli i cili ka thënë se Kosova mund ta marrë Luginën e Preshevës por nuk ka marrë Luginën e Preshevës por nuk ka çfarë të japë.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Si do jenë ndryshimet në Kodin Zgjedhor që do bëjnë PS-Rithemelimi?



×

Lajmi i fundit

Superkupa e Italisë nuk ndryshon format, zhvillohet sërish në Arabinë Saudite

Superkupa e Italisë nuk ndryshon format, zhvillohet sërish në Arabinë Saudite