Vesi i ngrënies së thonjve, ja dëmtimet e rrezikshme që i shkaktoni shëndetit tuaj

Vesi i ngrënies së thonjve, ja dëmtimet e rrezikshme që i shkaktoni shëndetit tuaj

Foto Ilustruese

Shumë prej nesh kur kemi qenë të vegjël ose dhe tani që jemi të rritur, kemi vesin keq që hamë thonjtë. Kjo është diçka shumë e keqe pasi e dëmton shumë shëndetin tuaj.

Onychophagia është një sëmundje që karakterizohet nga mungesa e kontrollit për të kryer një veprim, në këtë rast të hash thonjtë ti kapësh me dhëmbë dhe për ata që po e lexojnë ndërkohë dhe po e bëjnë veprimin më poshtë do gjeni disa fakte të neveritshme dhe të rrezikshme për shëndetin. Të gjitha bakteret e thonjve shkojnë në gojë,  kjo për shkak se thonjtë janë burim i mbledhjes së baktereve dhe papastëritive , për këtë arsye kërkohet që edhe duart të lahen shumë shpesh.

Dermatologe Debra Jaliman nga New Yourk  thotë se ngrënia e thonjve shkakton infeksion të shkallës së lartë, shkakton skuqje rreth gojës, ënjtje dhe thonj të mbushur më pas me qelb. Një tjetër infeksion bakterial që shkaktohet nga ngrënia e thonjve është Paronychia, që lidhet me infektimin e nyjeve të dorës. Shkakton deformim të thonjve duke mos i lënë në procesin e tyre natyral dhe duke i ngacmuar gjithë kohën ata deformohen, bëhen me shtresa dhe duken shumë të shëmtuar. Gjithashtu shkakton herpes në thonj dhe në gojë, përveçse duket shëmtuar bëhet burim infeksioni. Dëmton dhëmbët. Mund të shkaktosh shtrembërim të dhëmbeve ose krisje. Prandaj MOS HA THONJTË!

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Si do jenë ndryshimet në Kodin Zgjedhor që do bëjnë PS-Rithemelimi?



×

Lajmi i fundit

Këshilli Bashkiak i Himarës komandon kryetaren e Bashkisë, koalicioni Bashkë Fitojmë bashkon votat me PS

Këshilli Bashkiak i Himarës komandon kryetaren e Bashkisë, koalicioni Bashkë Fitojmë bashkon votat me PS