Vetëm gazetaria ka marrë rrokopujën?

Vetëm gazetaria ka marrë rrokopujën?

Gafa me Mitrush Kutelin, në vend të Mirush Kabashit

Gazetaria ka kohë që ka marrë rrokopujën. Ama nuk është vetëm. Fundja, e kësaj bote dhe kohe është. Njerëz janë edhe gazetarët, si të gjithë të tjerët. Nëse dikush mendon se mes një financieri, arkitekti, inxhinieri, punonjësi administrate... dhe një gazetari gjen dallime në nivelin e dijes, të ngrejë dorën. Me argumente ama.

Pse harrohet gjithnjë se gazetaria është në ditë të hallit, mbi të gjitha sepse konsumatorët e saj janë po ashtu? Gazetari nuk e ka idenë se kush është Mitrush Kuteli, lexuesit e gazetave po ashtu. Gazetarit as që i intereson Mitrush Kuteli sepse lexuesi i shkrimeve të tij e ka shpërfilljen të shkruar në ballë. Atëherë gazetarit i duhet konflikti sepse lexuesit vdesin për pak konflikt. Ju pra, JU E KENI FAJIN, ju që e çoni ditën duke “lexuar”, mundësisht online, mundësisht përmbledhtazi, gjëra “konçize”, jo më shumë se 3 rreshta, detyrimisht vetëm argumente intriguese, joshëse që ia vlejnë dhe plot kuptim, si për shembull një SHERR... një sherr mes kujtdo mjaft të jetë sherr. Pse jo mes Mitrush Kutelit dhe Hervin Çulit? Këtë doni, këtë merrni!... Gazetari është thjesht një prej jush...

p.s.

Nuk e di pse përfytyrova sikur pyeta një prej prej atyre vajzave arrogante të sporteleve të bankave (që nuk e di nga u buron ajo arrogancë sfiduese) se kush është Mitrush Kuteli... Por nuk jam në gjendje të përfytyroj gjithsesi se anën e kujt do të mbajë në konflikt, të Mitrush Kutelit apo të Hervin Çulit.

Nejse, takohemi në BIBLIOTEKË...

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Arifi: 14/06/2018 09:17

    Na marc pleshtat!! E kemi fajin ne qe nuk dime te lexojme, ndaj ti e shkruan gabim!!! Ja dhe nje perle tjeter e mungesave llogjike. E nje mungese totale dijenish per rolin e gazetarise. Deshiron dhe te takohesh ne biblioteke. Per ju ka vetem nje vend per te lene takim, ne bordello....

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    A ka politika frikë nga SPAK-u?



×

Lajmi i fundit

Komisioni Hetimor i Shëndetësisë/ 'Turp që bëni avokatin', Ilir Metaj - Ilda Dhorit: Harroje Teorinë e Kaosit dhe fluturën

Komisioni Hetimor i Shëndetësisë/ 'Turp që bëni avokatin', Ilir Metaj - Ilda Dhorit: Harroje Teorinë e Kaosit dhe fluturën