Vetingu në Prokurori/ Ish-bashkëpunëtorja e Adriatik Llallës nën kontroll

Fatjona Memçaj do të jetë prokurorja e dytë, e cila do t’i nënshtrohet procesit të Vetingut për ligjshmërinë e pasurive, kontaktet e mundshme me krimin dhe aftësitë profesionale. Memçaj është prokurore pranë Prokurorisë së Apelit Tiranë, ndërsa do të paraqitet pra trupës gjykuese të përbërë nga Alma Faskaj, Roland Ilia dhe Firdes Shuli në datën 30 prill, për t’u njohur me rezultatet e kontrollit.

Duke iu referuar asaj çka ka deklaruar në deklaratat e pasurisë nga vitit 2003 deri në vitin 2016, zonja Memçaj duket se e kalon testin e ligjshmërisë së pasurisë, gjithnjë nëse nuk do të ketë ndonjë surprizë nga hetimi i thelluar i komisionit të Vetingut dhe hetuesve ndërkombëtarë.

Madje, prokurorja Memçaj deklaron se ka blerë një makinë Gofl 4, me vlerë 6 mijë euro, me overdraft si dhe duke shitur një makinë modeste. Ndërkaq, zonja Memçaj rezulton pjesë e rrethit të besuar dhe ish-bashkëpunëtore ish-kryeprokurorit Adriatik Llalla, i shpallur ‘non grata’ nga Departamenti Amerikan i Shtetit.

Në vitin 2013, prokuroja Fatjona Memçaj ka qenë drejtore e Kabinetit të Prokurorisë së Përgjithshme, kur kjo e fundit drejtohej nga Adriatik Llalla, i cili sot ka një llogari të hapur me drejtësinë. Ndërsa në vitin 2008, prokurorja Memçaj ka mbajtur postin e drejtores së Drejtorisë Juridike në Institucionin e Presidentit të Republikës, gjatë Presidencës së Bamir Topit. Ndërkaq, bashkëshorti i saj, Dashamir Alsula rezulton se ka qenë ndihmës ligjor i ish-kryeprokurorit Adriatik Llalla, gjatë periudhës prill-dhjetor të vitit 2016.

Gjithsesi, këto funksione jashtë detyrës si prokurore pritet të mos kenë ndikim në vendimin e Komisionit të Pavarur të Kualifikimit, nëse zonja Memçaj do të vijojë të shërbejë në sistemin e drejtësisë në Shqipëri apo do të shkarkohet nga detyra. Disa ditë më parë, Komisioni i Pavarur i Kualifikimit vendosi të shkarkojë nga detyra Besa Nikëhasanin, prokurore pranë Prokurorisë së Apelit Shkodër, me argumentin se nuk justifikon një pjesë të pasurisë së deklaruar.

Shtyhet vendimi për Altina Xhoxhajn
Komisioni i Pavarur i Kualifikimit ka shtyrë dje vendimin për gjyqtaren e Gjykatës Kushtetuese, Altina Xhoxhaj. Shkak për shtyrjen e kësaj seance janë bërë dokumentet shtesë të sjella nga gjyqtarja Xhoxhaj për pasurinë. Gjyqtarja e Kushtetueses ka paraqitur dje dokumente shtesë për të justifikuar paratë.

Për këtë arsye, KPK ka kërkuar kohë për t’i shqyrtuar dokumentet, duke shtyrë vendimin për në datën 03 maj 2018. Nga hetimet e kryera, KPK ka arritur në konkluzionin se Xhoxhaj ka bërë deklarime të pavërteta dhe nuk justifikon burimin e të ardhurave të saj për apartamente e truall në Tiranë dhe te Gjiri i Lalzit, si dhe nuk justifikon shumën prej 4.4 milionë lekë.

Në seancën dëgjimore të ditës së hënë, gjyqtarja Xhoxhaj iu hakërrye trupës relatore të KPK se nuk e njohin ligjin, duke kërkuar që të rikonfirmohet në detyrë. Sot, zyrtarja e sistemit të drejtësisë ka surprizuar KPK, duke sjellë dokumentet e pasurisë. Me goditjen e anëtares Altina Xhoxhajt nga veprimi i ligjit të Vetingut, Gjykata Kushtetuese mbetet me tre anëtarë, në pamundësi për t’u mbledhur dhe për të marrë vendime, duke çuar kështu në mbylljen e gjykatës më të rëndësishme në Shqipëri.

/b.ha./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Visi: 26/04/2018 22:23

    Sa shume rastesi ..... Fatjona paska qene Drejtore e Kabinetit te Adriatik Ujellalles, dhe çuditerisht Prokurore e Apelit Tirane. Burri Fatjones, Dashi ndihmes i Adriatikut kur ishte Prokuror. Rovena Gashi zgjidhet nga Tiku ne Keshillin e Emerimeve ne Drejtesi si kandidature e vetme e Prokurorise se Pergjithshme. Burri Rovenes , Dritan Gina Prokuror etj etj. Adriatik Llalla ka vendosur te gjithe njerezit e tij te afert dhe besnike kudo ku do ti duhet Tikut per te ardhmen e tij. Po keshtu beri edhe me Petrit Fushen..... Adriatiku me Banden e tij ka vene gjoba dhe kane grabitur prona marremendese . Fatjona jo rastesisht ka qene Drejtoresha e tij. Shikoni mire pronat dhe llogarite e kunatit. Eshte puna juaj si KPK , pasi ky klan te ben gjemen po folen te grabiturit . Shikoni lidhjet me klanin hajdut e kriminal shkodran Çela ne Shkoder. Do te surprizoheni.......…

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Si do jenë ndryshimet në Kodin Zgjedhor që do bëjnë PS-Rithemelimi?



×

Lajmi i fundit

Himarë/ Mbështetësit e Belerit penguan Këshillin Bashkiak, mbërrin FNSH! Mbledhja do të mbahet me dyer të mbyllura

Himarë/ Mbështetësit e Belerit penguan Këshillin Bashkiak, mbërrin FNSH! Mbledhja do të mbahet me dyer të mbyllura