Veto holandeze për çeljen e negociatave me Shqipërinë? Zbardhet mbledhja në Parlamentin holandez (Detajet)

Ditën e sotme në Komisionin për Çështjen e Europës në Parlamentin e Holandës  është disktuar çështja e hapjes së negociatave për Shqipërinë dhe Maqedoninë. Pas një ore e 40 minuta diskutime mes përfaqësuesve të partive politike në këtë Komision, nuk u arrit në një vendim përfundimtar se cila do jetë vota e Holandës në Këshillin Europian në 28-29 qershor.

Në përfundim të mbledhjes burime nga mbledhja i thanë Report Tv se mund të ketë një dëgjesë të ngjashme në ditët në vijim.

Nga ky komision u mbërrit në përfundimin se Holanda po shikon mundësinë e përdorimit të Veto-s për negociatat me Shqipërinë.

Në mbledhjen e ardhshme do diskutohet për mundësinë e Veto-s e cila nëse aplikohet nga Holanda atëherë kthehet në bllokim për negociatat, pasi duhet një dakordësi nga të gjitha vendet anëtare të BE-së.

Një tjetër mundësi e shtruar në diskutime është që Holanda të dalë zyrtarisht me një përgjigje negative për Shqipërinë.

Në sallën e komisionit për Çështjet e Europës ndodhej edhe Ambasadorja e Shqipërisë në Holandë, Aida Sakiqi.

Debati në Parlament u zhvillua në një klimë të fortë skepticizmi.

Gjatë kohës së diskutimeve që u zhvilluan, burime nga brenda sallës i thanë Report Tv se partia që ishte më kundër hapjes së negociatave ishte CDA, e Kristian Demokratëve pasi moszgjerimin me vende të reja në Bashkimin Europian e kanë pjesë të programit të tyre politik.


//Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Santa Quaranta: 22/06/2018 13:41

    Po shikon thote!! Nuk e ka vendosur akoma....

    Përgjigju
  • Fahri Spiuni: 21/06/2018 15:31

    Keto jane lobimet e anti shqiptarit dhe hajdutit Basha e kriminelit Berisha.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Investimi i dhëndrit të Trump në Sazan, jeni dakord?



×

Lajmi i fundit

Mero Baze: Marrëveshja e normalizimit” është shans për të normalizuar Lulizm Bashën dhe PD

Mero Baze: Marrëveshja e normalizimit” është shans për të normalizuar Lulizm Bashën dhe PD