Vettingu/ Kolegji i Apelimit vendos për Deden dhe Islamajn javën që vjen

Vettingu/ Kolegji i Apelimit vendos për Deden dhe Islamajn javën që vjen

Bashkim Dedja

Kolegji i Posaçëm i Apelimit do të vendosë për fatin e anëtarit të Gjykatës së Lartë Edmond Islamaj dhe kryetarit të Gjykatës Kushtetuese Bashkim Dedja në datat 11 dhe 12 dhjetor. Edmond Islamaj u konfirmua në detyrë nga Komisioni i Pavarur i Kualifikimit. Por, Komisioneri Publik i kërkoi Kolegjit të Apelimit rrëzimin e vendimit të KPK dhe shkarkimin e Islamajt nga detyra.

Sipas Komisionerit, “procesi i hetimit i Komisionit për kriterin e vlerësimit të pasurisë nuk është i plotë, ka mangësi dhe për rrjedhojë në gjendjen që janë aktet nuk mund të konkludohet se subjekti i rivlerësimit ka arritur një nivel të besueshëm në vlerësimin e pasurisë së tij”. Kolegji vendosi të kryejë një rihetim të pjesshëm për pasurinë e anëtarit të Gjykatës së Lartë, në bazë të pretendimeve të Komisionerit Publik. Kolegji do të dalë me një konkluzion ditën e martë, ndërsa trupa gjykuese përbëhet nga Luan Daci kryesues, Sokol Çomo relator dhe anëtarë Albana Shtylla, Ina Rama dhe Rezarta Schuetz. Ndërkaq, në datën 12 dhjetor, Kolegji i Posaçëm i Apelimit do të vendosë për fatin e kryetarit të Gjykatës Kushtetuese, Bashkim Dedja.

“Ditën e mërkurë më datë 12.12.2018, ora 10:00, do të gjykohet në seancë publike çështja (JR) nr. 10/2018, datë 31.07.2018 që i përket ankimit të paraqitur nga Komisioneri Publik kundër vendimit nr. 24, datë 13.06.2018 të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit që lidhet me procesin e rivlerësimit kalimtar të subjektit të rivlerësimit Bashkim Dedja. Trupi gjykues për gjykimin e kësaj çështjeje përbëhet nga: Ardian Hajdari kryesues, Luan Daci relator, anëtarë Albana Shtylla, Natasha Mulaj, Rezarta Schuetz. Seanca publike do të zhvillohet në ambientet e Kolegjit të Posaçëm të Apelimit, në adresën: Bulevardi “Dëshmorët e Kombit”, nr. 3. Tiranë”, thuhet në njoftimin e KPA.

Sipas Komisionerit Publik, Dedja nuk justifikon me burime të ligjshme të ardhurash 4 934 895 lekë ose 39 mijë euro, ka bërë deklarime të pasakta për dy parlamente dhe nuk ka deklaruar përdorimin e një tjetri. Sipas Komisionerit, Dedja nuk mbulon dot shumat 537.250 lekë në vitin 2011, 3,516,645 lekë në vitin 2013 dhe 481,000 lekë në vitin 2014. Komisioneri pretendon se Bashkim Dedja ka bërë deklarim të pasaktë për një apartament me sipërfaqe 98 m², ku fillimisht ka deklaruar se posedon 50 %, ndërsa më pas 100 %, pa një kontratë.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Albanese: 13/12/2018 19:48

    Po per xhezair zaganjorin asnje rivleresim nuk do behet? Prape ne te njejtin post me gjithe ato hordhiqe? Turp turp drejtesise shqiptare?

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Si do jenë ndryshimet në Kodin Zgjedhor që do bëjnë PS-Rithemelimi?



×

Lajmi i fundit

Durrës/ Drejt përfundimit shkolla 'Jusuf Hoti' në Katund të Ri, Rama ndan pamjet (VIDEO)

Durrës/ Drejt përfundimit shkolla 'Jusuf Hoti' në Katund të Ri, Rama ndan pamjet (VIDEO)