Vettingu/ Avokati: Kam dy javë pa folur me Llallën. Kolegji: Shtyhet seanca, njoftoje dhe plotëso prokurën

TIRANE- Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka vendosur që të shtyjë për në datë 31 Maj në orën 10:00 seancën për ish-kryeprokurorin Adriatik Llalla. Arsyeja e shtyrjes së vendimit lidhet me deklaratën e avokatit të tij, Sokol Hazizaj se Llalla nuk ka dijeni për seancën, ndërsa prokura e tij e përfaqësimit është e përgjitshme dhe jo specifike.

Subjekti nuk është paraqitur, nuk kemi ndonjë shkak për arsyen. Avokati Sokol Hazizaj përmes një prokurore kërkon pjesëmarrjen si përfaqësues i Llallës.

Relatori Luan Daci

Avokati Sokol Hazizaj u shpreh se Llalla nuk është në dijeni për seancën dhe se ka komunikuar për herë të fundit me atë para dy javësh nëpërmjet gruas. Ai tha se prokurën për të përfaqësuar Llallën e ka të përgjithshme dhe jo specifike për seancën në KPA.

Adriatik Llalla nuk është në dijeni të seancës. Unë jam vendosur në dijeni për seancën nga mediat. Me klientin kam folur dy javë më parë nëpërmjet bashkëshortes, kam prokurorë të përgjithshme për ta përfaqësuar

Avokati Sokol Hazizaj

Pas pushimit të shkurtër, trupi gjykues vendosi që të shtynte seancën në mënyrë që Llalla të njoftoj dhe avokati të kishte një prokurë specifike për ta përfaqësuar.

Adriatik Llalla sipas avokatit nuk ka dijeni për vendimin e Komisionerit Publik. Vendosëm që t'i kërkojmë avokatit, plotësimin e prokurës duke u shprehur në mënyrë të posaçme vullnetin e të përfaqësimit për t'i dhënë tagrin për ta përfaqësuar në ankim kundër vendimit të KPK. Të përsëritet njoftimi i ankimit për subjektin. Llalla të njoftohet për seancën 31 maj ora 10:00.

Relatori Luan Daci

Pas vendimit avokati u shpreh se do përpiqet që të njoftojë Adriatik Llallën.

Do përpiqem që të gjej mundësinë për të njoftuar Llallën për të plotësuar prokruën

Avokati

Llalla qe dyshohet se ndodhet ne Gjermani, hoqi dorë nga sistemi i drejtësisë për t'i shpëtuar Vettingut dhe procesi ndaj tij u ndërpre nga Komisioni i Pavarur i Kualifikimit, ndërsa Komisioneri Publik i dorëzoi Kolegjit të Posaçëm Apelimit çështjen, ku kërkohet që ish-Prokurori Adriatik Llalla t’i nënshtrohet vettingut. Trupa gjykuese përbëhet nga; Sokol Como, Luan Daci (relator), ish-kryeprokurorja Ina Rama, Albana Shtylla dhe Ardian Hajdari.

Ish-kryeprokurorja Ina Rama gjatë seancës së sotme në KPK


Avokati Sokol Hazizaj i cili pëfaqëson Llallën

/b.ha./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • ylli: 16/05/2018 11:59

    o zot Luani Daci qe rinte tek cadra e PD ...drejtesi jooooooo

    Përgjigju
  • Tini: 16/05/2018 10:28

    Mos marrja pjese e Llalles , por e avokatit eshte misoerfillje e figures per Komisionin , prandaj te kerkohet personi zyrtar te marre pjese ose vet ,ose bashke me avokatin

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Si do jenë ndryshimet në Kodin Zgjedhor që do bëjnë PS-Rithemelimi?



×

Lajmi i fundit

Blerina Bala merr drejtimin e Bashkisë së Himarës! Bashkëshorti këshilltar ‘bojkoton’ votimin! Votat që opozita bashkoi me PS

Blerina Bala merr drejtimin e Bashkisë së Himarës! Bashkëshorti këshilltar ‘bojkoton’ votimin! Votat që opozita bashkoi me PS