Vettingu/ S'mori pjesë në seancë, KPA shtyn për në shtator vendimin për Mirela Fanën
Ish-gjyqtarja e Gjykatës së Lartë, Mirela Fana u dorëhoq nga detyra në janar 2018, ndërsa KPK vendosi të ndërpresë Vettingun. Në mungesë të gjyqtares në seancën e sotme, KPA shtyri vendimin për në 10 shtator.
Seanca e sotme e KPA për ish-gjyqtaren Mirela Fana
Komisioni i Posaçëm i Apelimit (KPA) shqyrtoi sot ankimimin e Komisionerit Publik për ish-gjyqtaren e Gjykatës së Lartë, Mirela Fana, e cila dha dorëheqjen përpara nises së Vettingut. Trupa e KPA përbëhet nga Natasha Mulaj, kryesuese, Rezarta Schuetz, relatore dhe me anëtarë të Albana Shtylla, Ardian Hajdari dhe Sokol Çomo.
Ish-gjyqtarja nuk ishte vetë e pranishme në seancë, ndërsa nuk kishte as përfaqësues ligjor, çka bëri që KPA të shtyjë vendimin për të për në 10 shtator. KPK vendosi më herët të pranojë dorëheqjen e Fanës dhe për rrjedhojë ndërpreu Vettingun ndaj saj, por Komisioneri Publik, Florjan Ballhysa, e ankimoi vendimin në KPA.
Mirela Fana dha dorëheqjen nga gjyqtare e Gjykatës së Lartë në janar të këtij viti, pak përpara nisjes së procesit të Vettingut në radhët e gjyqësorit.
Mirela Fana
/b.ha./Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
Sa i përhapur është korrupsioni në Shqipëri?
-
Shumë
84.7%
-
Pak
9%
-
Nuk e di
6.3%
Vota total: 3120
Lajme të tjera
-
KPA shkarkon prokurorin Erjon Pano
15 Prill, 18:29
-
'Vetingu' i kërkon Kuvendit rritjen e pagave për administratën e saj! Ja sa do të paguhet, sekretari i përgjithshëm, drejtori dhe këshilltari për median
10 Prill, 21:46
-
KPA pezullon nga detyra prokurorin e Gjirokastrës Juljan Çafka, e kthen në shkollën e Magjistraturës për 1 vit
5 Prill, 15:51
-
KPA konfirmon në detyrë prokurorin e Elbasanit, Artur Ismajlukaj por do dërgohet për hetim disiplinor nga ILD
2 Prill, 19:35
-
'Strasburgu' i dha të drejtë, Antoneta Sevdari jo më e shkarkuar, KPA prish për herë të parë vendimin e vetingut! Dosja do të rishqyrtohet më 17 prill
11 Mars, 10:41
-
Raporti për lirinë/ Freedom House: Qasja e shqiptarëve në drejtësi po përmirësohet! Shqipëria dhe Kosova vende ‘pjesërisht të lira’ pavarësisht përparimeve
29 Shkurt, 07:43
-
Vetingu largon përfundimisht nga sistemi i drejtësisë gjyqtaren Zeqine Sollaku, bashkëshorten e ish kryeprokurorit Sollaku
28 Shkurt, 23:39
-
Vetingu, KPA shkarkon prokurorin e Dibrës, Urim Buci
26 Shkurt, 15:54
-
U shkarkua se nuk justifikoi të ardhurat për blerjen e një trualli, KPA rikthen në detyrë prokuroren Daniela Sulaj
22 Shkurt, 16:20
-
Pas vendimit të Strasburgut, Antoneta Sevdari rikthehet për gjykim në Kolegjin e Apelimit
19 Shkurt, 17:15
-
KPA lë në fuqi konfirmimin në detyrë për prokurorin Ylli Bashaj! Nuk u gjetën shkelje gjatë hetimeve për pasurinë
2 Shkurt, 15:49
-
KPA konfirmon në detyrë gjyqtaren Mariana Shegani (Dedi)
31 Janar, 09:38