Vetting-u në Polici/ Gati ta impelementojë edhe Policia maqedonase
Zv.ministri Julian Hodaj bëri një prezantim të gjithë hapave të ndërmarrë për nisjen e procesit të Vetting-ut dhe ecurinë aktuale.
Zv.ministri i Brendshëm Julian Hodaj dhe zv.ministri Maqedonas Agim Nuhiu
Zv.ministri i Brendshëm Julian Hodaj priti sot një delegacion nga MPB-ja e Maqedonisë, kryesuar nga zv.ministri Agim Nuhiu. Takimi ishte me kërkesë të palës maqedonase, për njohjen me detajet e ligjit për “Vlerësimin kalimtar dhe periodik të punonjësve të Policisë së Shtetit, Gardës dhe SHÇBA” ose i njohur ndryshe si Vetting-u.
Zv.ministri Julian Hodaj bëri një prezantim të gjithë hapave të ndërmarrë për nisjen e procesit të Vetting-ut dhe ecurinë aktuale. Ai theksoi se ky proces erdhi si domosdoshmëri për t’u bashkëngjitur gjyqtarëve dhe prokurorëve me integritet, punonjës policie me të njëjtat standarde. Ai nënvizoi se ky ligj në vetvete nuk ka qëllim të jetë një ‘fshesë’, por ka në fokus promovimin e pjesës së shëndoshë të Policisë së Shtetit.
Zv.ministri Nuhiu përgëzoi homologun shqiptar për hapat e ndërmarrë në këtë proces. Ai deklaroi se është arritur një kompromis në Ministrinë e Punëve të Brendshme të Maqedonisë dhe kërkohet që të nisë procesi i Vetting-ut. Z.Nuhiu u njoh me mekanizmat e ligjit dhe ndihmën e ekipit të ekspertëve që bënë të mundur hartimin e tij. Duke qëndruar te Vetting-u, zv.ministri Nuhiu deklaroi se fillimisht ky proces do të nisë në polici dhe më pas do të vijojë edhe në gjyqësor.
Zv.ministri Hodaj deklaroi se në procesin e Vetting-ut një rol të rëndësishëm kanë pasur asistencën ndërkombëtare nga misionet ICITAP dhe PAMECA. Ai i sugjeroi homologut maqedonas bashkëpunimin me partnerët ndërkombëtarë, si një garanci për reflektimin e standarteve ndërkombëtare të fushës dhe paanshmëri e besueshmëri të vetë procesit dhe rezultateve të tij. E pranishme në takim ishte edhe Drejtoresha e Shërbimit për Çështjet e Brendshme dhe Ankesat (SHÇBA) Anila Trimi, e cila e njohu palën maqedonase mbi punën e shërbimit.
Sondazhi i ditës:
Rithemelimi propozon rikthimin e koalicioneve të vjetra, a jeni dakord?
-
Po
18.8%
-
Jo
73.8%
-
Nuk e di
7.3%
Vota total: 967
Lajme të tjera
-
U përgjua telefonata me kunatin që mbillte kanabis, si ra në ‘grackën’ e policisë Armando Ndreca, vëllai i deputetit socialist të Lezhës, Eduard Ndreca
11 Prill, 12:39
-
Në kërkim për shitje dhe prodhim narkotikësh, pranga 45-vjeçarit në Berat
11 Prill, 10:18
-
'Vetingu' i kërkon Kuvendit rritjen e pagave për administratën e saj! Ja sa do të paguhet, sekretari i përgjithshëm, drejtori dhe këshilltari për median
10 Prill, 21:46
-
Eduard Zaloshnja: Tri dallgë që priten së afërmi në terren për Policinë e Shtetit
10 Prill, 19:48
-
A u dekonspirua operacioni? Prokuroria e do pas hekurave, ish-juristi i Kadastrës së Durrësit, Bledi Zerba nuk gjendet në banesë
9 Prill, 15:03
-
Raporti i SPAK: Biznesmenët lokalë bëjnë lidhjet e policëve me bandat e krimit
5 Prill, 15:46
-
20-vjeçari konfliktohet me efektivin e policisë në Vlorë, shoqërohen të dy në komisariat
31 Mars, 15:22
-
'Strasburgu' i dha të drejtë, Antoneta Sevdari jo më e shkarkuar, KPA prish për herë të parë vendimin e vetingut! Dosja do të rishqyrtohet më 17 prill
11 Mars, 10:41
-
Kaloi vettingun, Komisioneri Publik ankimon vendimin për prokuroren e Elbasanit, Zena Lila
23 Shkurt, 16:42
-
Hapi llogari false në rrjetet sociale dhe postonte foto të një vajze, në hetim 26-vjeçari
23 Shkurt, 13:53
-
U shkarkua se nuk justifikoi të ardhurat për blerjen e një trualli, KPA rikthen në detyrë prokuroren Daniela Sulaj
22 Shkurt, 16:20
-
U mbaron mandati në dhjetor, anëtarët e KPK letër Kuvendit: Të bëhemi gjyqtarë Apeli pas vettingut
18 Shkurt, 14:59