POP 5

Lajmet më të lexuara të 5 minutave të fundit

Vettingu në politikë, anëtarja e Kryesisë së PD: Absurdi është propozim i Ramës me gojën e Bashës.....

Endira Bushati

Anëtarja e Kryesisë së Partisë Demokratike, Endira Bushati shprehet se amendamenti i propozuar nga Basha për ndryshimet kushtetuese për vettingun në politikë është një absurd juridik. Ajo thotë se ‘Absurdi juridik që propozon Basha në fakt është propozim i Ramës me gojën e Bashës.....’, ndërsa shton se kjo 'Trupa Speciale do të emërohet me Marrëveshje Rama-Basha dhe të dy bashkë do t’i bëjnë Vettingun Politikës.....që të sundojnë të qetë, pa armiq e kundërshtarë...’. Basha kërkon vetting për politikanët, por Rama kërkon që të përfshihen edhe familjarët e zyrtarëve të lartë të shtetit, ndërkohë që kryetari i PD nuk e pranon nuk gjë të tillë. PD depozitoi draftin në kuvend ditën e djeshme.

Më pyeti dje një gazetar se ç’mendoja për propozimin e Bashës për “vettingun në politikë”.....

Vetting për kontaktet me krimin e organizuar.....

Më shkoi mendja që frekuentoj shpesh një kafe rrotull shtëpisë, për pronarin e së cilës “gratë e lagjes” thonë që është trafikant droge....

A thua ma quan Kryetari “kontakt” me krimin e organizuar vajtjen tek kjo kafja...? - mendova....

Sot u informova që për këtë qenka propozuar dhe një amendament kushtetues....

Çdo portal e penë gazetareske paska shkruar për çështjen....

E pikë e zezë....!

M’u kujtua ajo shprehja “Hedh një budalla një gurë në lumë e 100 të mençur i shkojnë nga pas....”

Megjithëse....mbase s’kemi të bëjmë me “budalla”..... nëse qëllimi është “100 të mençur i shkojnë nga pas”.....

Gjithsesi.....

Të dashur miq e kolegë juristë,

Nëse thjesht pranoni të hyni në diskutime e debate juridike mbi këtë propozim, më mirë hidhni diplomën e juridikut në Lanë!

Politikisht unë kam këtë dyshim:

Absurdi juridik që propozon Basha në fakt është propozim i Ramës me gojën e Bashës.....

Basha propozon një absurd juridik dhe Rama tallet pak por nuk i thotë jo!

Basha propozon një Trupë Speciale për Vettingun e Politikanëve me amendament kushtetues...

Meqë gjithsesi duhet shumicë e cilësuar, kjo Trupa Speciale do të emërohet me Marrëveshje Rama-Basha dhe të dy bashkë do t’i bëjnë Vettingun Politikës.....që të sundojnë të qetë, pa armiq e kundërshtarë...

Endira Bushati

d.ba.
Komento