POP 5

Lajmet më të lexuara të 5 minutave të fundit

Vettingu në politikë/ Braimllari në “45 minuta”: Refuzimi nga mazhoranca do shoqërohet me protesta anembanë vendit

Deputeti i Lëvizjes Socialiste për Integrim, Endrit Braimllari, i ftuar në “45 minuta”, në Report Tv me gazetarin Denis Minga, ka thënë se vjeshta do të shoqërohet me protesta të opozitës në çdo qytet të Shqipërisë, pas përgjigjes së mazhorancës lidhur me Vettingun në politikë.

Partia Socialiste më herët gjatë kësaj jave, është shprehur kundër propozimit të PD-së, pasi socialistët kërkojnë që nëse do të ketë një proces Vettingu në politikë, ai patjetër duhet të shoqërohet me një skaner të plotë pasuror për politikanët dhe familjarët e tyre. Braimllari ka thënë se opozita është më e bashkuar se kurrë para shqiptarëve, dhe se njerëzit kanë shumë arsye për të protestuar. Deputeti ka theksuar se kauza kryesore e protestave do të jetë largimi i kryeministrit Edi Rama. 

Intervista e plotë

Vetting-u  i propozuar nga opozita ka marrë një përgjigje “Jo” të prerë nga PS. Felaj dhe Balla thanë se nuk mund të kërkohet një Vetting për politikanët?

Tani ka indicie shumë të fortë se deputetët e mazhorancës janë të lidhur me krimin. S’kemi të bëjmë më me çuna rrugacë, por me strukturë të mirëfilltë kriminale. Duhet pastrim i qeverisë dhe parlamentit. Nuk ka më banditë, por janë struktura që përdoren në zgjedhje. Është në bashkëbisedim i opozitës së bashkuar.

Është artikuluar para verës apo pas verës?

S’ka rëndësi.

Duket sikur është diçka që është formuluar shpejt, ka vetëm 3-4 nene?

Sepse situata është emergjente. Nuk mundet që drejtuesit e policisë të marrin masa, kur ai që bën pjesë në një grup kriminal, ka lidhje të drejtëpërdrejt me ministrin, deputetin dhe kryeministrin. Këto struktura kanë dalë jashtë kontrollit.

Ju jeni fokusuar vetëm tek kontrolli i figurës, por një politikan që s’ka lidhje me krimin, nëse i del e pastër figura i verifikohet pasuria apo jo?

Nuk ka rëndësi, ku keni parë në ndonjë vend të botës që kryeministri të merret drejpërdrejt me emërimet në sistemin e drejtësisë.

Keni fakte për këtë zoti Braimllari?

Unë nuk jam këtu për të folur me emra konkretë se nuk më interesojnë fare se çfarë bëjnë, por reforma në Drejtësi po përdoret për presion ndaj opozitës por edhe ndaj personave brenda mazhorancës. Sot Shqipëria s’ka gjykatë Kushtetuese.

Por ka rezultate ama?

Në çdo reformë dhe sistem ka dhe viktima dhe persona që korrin sukseset e sistemit. Por vendi s’ka gjykatë kushtetuese, është zgjedhur prokurorja në kundërshtim me ligjin. S’ka insituticion që të shohë vendimet e parlamentit.

Është gjeneraliste kjo që thoni?

Jo, kjo është paketë. Fillimisht është dekriminalizimi i politikës, pastrimi i ekonomisë shqiptare dhe Reforma në drejtësi.

Pse ju nuk kërkoni hetimin e pasurisë së politikanëve?

Edhe njëherë, projektligji prek tërësinë e Vettingut, përfshihet dhe ajo. Por s’jemi në çështje teknike, jemi në fazën kur diskutohet.

Këtë thoni ju, se Salianji tha ndryshe?

Absolutisht, Edi Rama nuk e do Vettingun.

Ai ju sfidoi në Parlament?
Dhe të hënë në mëngjes nxorri kryetarin e grupit të tij të thoshte që s’jemi dakord. Nëse mazhoranca nuk pranon, do marrim masa ekstreme.

Cilat janë këto masa? Protestat?

Protestat, janë njëra formë. Protesta në çdo rrugë, në çdo cep të Shqipërisë.

Keni një agjendë?

Po kemi një agjendë të frontit të bashkuar opozitar. Kemi nisur komunikimin me strukturat në bazë.

Rezultatet do shihen në tetor?

Jemi në proces, po konsultohemi. Jemi të gjithë bashkë kundër Edi Ramës. Qasja e opozitës është të protestojë kudo, jo vetëm në Tiranë. Mesazhi që marrim nga njerëzit është më i rëndësishëm. Ai u tërhoq nga vendimi për dekoderat sot se mbaruan dekoderat. Ky ishte i vetmi sukses.

Tani ky është terreni ku ju doni të ngrini njerëzit në protestë?

Po, por s’është faji i njerëzve por i politikës. Unë nuk i vë fajin njerëzve.

Cila është shpresa se opozita do të ndryshojë gjërat? Ka një qëllim protesta?

Ne nuk jemi një opozitë e papërgjegjshme që të masim numrat, ne i dimë numrat. Forca jonë është e jashtëzakonshme. Jemi kritikuar pafund në 27 janar se kishte protest por s’kishte shkatërrim të institucioneve. Njerëzit na u përgjigjën. Nga atëherë, shqiptarët kanë shumë arsye të protestojnë

f.g./b.ha.
Komento

Komente

  • POPULLI: 11/09/2018 23:45

    hahahahah sa kam qesh do ngrihet populli te mbroje hajdutet hahahah sa kam qesh iko plere, ik ore funderine, tullumat me hallve te ngrohte do hani nga populli.

    Përgjigju
  • Roza: 11/09/2018 17:47

    Perse i bien rrotull e rrotull? Perse nuk kalojne ne site me gjithe familjaret? E qarte.. familjaret e PD kane miliona dhe skane si ti fshehin.

    Përgjigju
    • Arbëri: 11/09/2018 20:26

      Po po PD e ka marrë shembullin Rumun, por në Shqipëri nuk do u pi ujë kjo marri!!!