Komisioni i Legjislacionit/ Rrëzohet me 12 vota kundër nisma e opozitës për Vettingun në politikë

TIRANË- Është rrëzuar me 12 vota kundër nga mazhoranca Vettingu në politikë. Votimi u bë në mbledhjen e sotme në Komisionin e Legjislacionit ku edhe u shqyrtua nisma e PD-së për Vettingun.

Në fjalën e tij gjatë mbledhjes, deputeti i PD-së Oerd Bylykbashi u shprehur se mund të bëhen përmirësime nëse nisma shqyrtohet nen për nen.

Gjatë shqyrtimit nen për nen mund të bëjmë përmirësime ligjore. Të miratojmë ndryshimet kushtetuese e më pas të bëjmë ligjin e posaçëm për Vettingun në politikë.

Oerd Bylykbashi, deputet i PD-së

Ndërsa deputetja socialiste, Vasilika Hysi i ka mëshuar faktit që Komisioni i Venecias ka gjetur problem në propozimin e opozitës.

Venecia e ka gjetur problematik propozimin. Na kanë dhënë leksion se Vettnigu i gjyqtarëve nuk është i njëjtë me atë në politikë. Të mos e miratojmë nismën e PD dhe LSI në seancën plenare.

Vasilika Hysi, deputete e PS-së

Bylykbashi i është përgjigjur fjalës së Hysit duke u shprehur se Komisioni i Venecias tha se qëllimi ishte legjitim, ndërsa gjithë të tjerat janë teknikalitete. 

“Të vijojmë dialogun konstruktiv siç edhe na këshillon Komisioni i Venecias për teknikalitetet,”- shtoi Bylykbashi.

Gjatë mbledhjes, edhe deputeti tjetër i PS-së, Ulsi Manja u shpreh se duhet rrëzuar nisma e opozitës lidhur me Vettingun në politikë duke mos harruar që të thumbojë lidhur me djegien e mandateve. (SHIKO KËTU)

Opozita shpëtoi mandatet. Nuk do ketë një dhjetor të dytë. Shqiptarët i mbyllën hesapet me ju. Shyqyr që erdhët sot. Dy seancat e ardhshme ejani e shpëtoni mandatet. Populli ju ka zgjedhur të jeni në parlament.

Ulsi Manja, deputet i PS-së

Dy ditë më parë me anë të një drafti Komisioni i Venecias rrëzoi kërkesën e PD-së për Vettingun në politikë. Në draft thuhet se propozimi është i paqartë, lë hapësirë për përdorim politik me qëllime të njëanshme, si dhe nuk ka të përcaktuar se kush do ta bëjë vettingun e politikanëve. Për më shumë detaje nga drafti (SHIKO KËTU)

/b.ha./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Highlanderi: 07/12/2018 16:37

    Nenen ku ta kete...

    Përgjigju
  • xreport: 07/12/2018 13:27

    rrezojeni

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Ilir Meta sulmon kreun e SPAK, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Conference League/ Dramë në 120 minuta dhe penallti, Fiorentina dhe Aston Villa kalojnë në gjysmëfinale

Conference League/ Dramë në 120 minuta dhe penallti, Fiorentina dhe Aston Villa kalojnë në gjysmëfinale