Vettingu në politikë, Petro Koçi: PD do që të marrë hak për reformën në drejtësi, kufijtë janë vijë e kuqe

TIRANE-Zv/ ministri i Mbrojtjes, Petro Koçi i ftuar në studion e Report Tv deklaroi se Partia Demokratike e kërkon vettingun në politikë si shenjë ‘hakmarrje’ për vettingun e vërtetë që u bë në sistemin e drejtësisë. Ai tha se koalicioni më i fortë i PD është me sistemin e vjetër të drejtësisë, pastaj vjen LSI.

Kjo shkel një parim të shteti ligjor. Nëse prokuroria ka hapur një proces, nuk mundet që parlamenti të ngrejë një komision hetimor. Nuk mund të ngatërrohen. Vettingu i politikanëve është tagër i BKH dhe SPAK. Vettingun duhet ta adaptojnë edhe në politikë duke e marrë nga politika. PD-ja u thotë atyre, kjo ndodhi për ju, por ne po marrim hak dhe po u biem atyre, pasi PD është e lidhur me sistemin e vjetër të drejtësisë. Koalicioni më i fortë i PD është me sistemin e vjetër, pastaj vjen LSI.  Opozita është kundër reformës në drejtësi, edhe ato hapa që ka bërë janë bërë pas presionit të ndërkombëtarëve. Edhe vetë shumica, jam i bindur, po të mos ishte ky presion nuk do të ishte në unitet të plotë. Fryma e kryeministrit ka qenë e rëndësishme, ai tha do të votoj gjithçka që kërkohet nga ndërkombëtarët.

Petro Koçi

Zv/ministri tha se shumë pasuri sot janë fshehur në emra të tjerë, prandaj PD nuk pranon që pjesë e vettingut për politikanët të jenë edhe familjarët e tyre.

Ata që kanë lyer duart me paratë publike duhet ta paguajnë në qelitë e burgut. Shumë pasuri sot janë të fshehura me emra të tjerë, prandaj PD nuk tregohet e sinqertë që të kërkojë edhe hetimin e familjarëve të politikanëve.

Petro Koçi

Përsa i përket largimit të PDIU nga koalicioni me shumicën, pas kritikave të Idrizit ndaj Ramës për çështjen çame, Koçi ka një apel edhe për Berishën;  

Këto janë cik mice kalamajsh, për cështjen çame është folur. Nëse bie ligji i luftës zgjidhen edhe disa cështje që lidhen me pronat e shqiptarëve edhe atë të çamëve.  Ky njeri duhet ta qepë gojën, të thotë e bëra nga padija. As Berisha dhe as Idrizi nuk kanë gojë që të flasin.

Petro Koçi

Duke u ndalur te 20-vjetori vrasjes së Azem Hajdarit tha se;

Nderimi atij i është bërë maksimal. Motivet nuk rezulton që të jenë politike. Ka arsye që ai proces të gjejë dritare të reja faktesh dhe provash për të parë nëse ka të implikuar të tjerë. Në media dalin herë pas here dëshmitar për rolin e Berishës. Gazeta RD para ngjarjes ishte me tituj luftngjitës, kjo është shtyrë për të menduar që kalkulimet e PD donin të ndodhte një ngjarje e rëndë. PD nuk e ka për herë të parë këtë lloj zanati. Është në ADN e kësaj partie dhuna dhe skenarët me vrasje.

Petro Koçi

Në fund edhe një koment për debatin për rishikimin e kufijve mes Kosvës dhe Serbisë.

Kufijtë janë vijë e kuqe, këtu nuk bëhet fjalë për kufijtë e një fshati. Është një problem që nuk mund të mbetet në një marrëveshje mes Shqipërisë dhe Kosovës. Kosova ka institucionet e veta. Kjo ndërhyrje e tipit Berisha është e panevojshme.

Petro Koçi

 

/b.ha./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Ilir Meta sulmon kreun e SPAK, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Conference League/ Dramë në 120 minuta dhe penallti, Fiorentina dhe Aston Villa kalojnë në gjysmëfinale

Conference League/ Dramë në 120 minuta dhe penallti, Fiorentina dhe Aston Villa kalojnë në gjysmëfinale