Vettingu/ Në 'sitë' Gani Dizdari dhe Tom Ndreca, para KPK-së në 13 korrik

Vettingu/  Në 'sitë' Gani Dizdari dhe Tom Ndreca, para KPK-së në 13 korrik

Gjyqtarët Tom Ndreca e Gani Dizdari

Anëtari Gjykatës Kushtetuese, Gani Dizdari dhe anëtari i Gjykatës së Lartë, Tom Ndreca janë subjektet të cilët do të kalojnë të enjten dhe të premten në sitën e Vettingut.

Dizdari është Gjyqtari i fundit Kushtetues që ka mbetur pa kaluar në Vetting, ndërsa Ndreca i cili rezulton se është bërë anëtar i Gjykatës së Lartë me propozim të presidentit Nishani do të dalë të premten para KPK-së.

Në dosjet e gjykuara nga Ndreca spikat ajo e “21 janarit” kur ai ishte gjyqtar në Apelin e Tiranës në vitin 2013.

Tom Ndreca, aktualisht është gjyqtar në Gjykatën e Lartë. Ai pritet të dalë para KPK-së më datë 13 korrik ora 15:00. Trupa gjykuese përbëhet nga Brunilda Bekteshi, Roland Ilia dhe Firdes Shuli.
 

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Hasan Pordha: 13/07/2018 09:02

    Berisha dhe kompania e tij duher te futen brenda edhe per ligjin famekeq 7501 qe ka tjetersuar pronat e pronareve te ligjshem.

    Përgjigju
  • Veshgjati Viçidolit: 11/07/2018 16:40

    Keta jane divat e Drejtesise qe ariu i maleve Berisha ka promovuar.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Si do jenë ndryshimet në Kodin Zgjedhor që do bëjnë PS-Rithemelimi?



×

Lajmi i fundit

Sulmi në Moskë, Ankaraja: ISIS-K u ndihmua nga shërbimet sekrete

Sulmi në Moskë, Ankaraja: ISIS-K u ndihmua nga shërbimet sekrete