Vettingu/ Nis seanca për prokurorin Alfred Progonati, KPK: Përmbush kriteret

Vettingu/ Nis seanca për prokurorin Alfred Progonati, KPK: Përmbush kriteret

Alfred Progonati

Në KPK ka nisur séance për Alfred Progonatin, prokuror në Prokurorinë e Përgjithshme. ILDKPKI tha se subjektika bërë deklarim të saktë dhe nuk gjendet në situatën e konfliktit të interesit. Hetimi për Progonatin ështe bërë në të tre kriteret: Pasurinë, pastërtinë e figurës dhe aftësitë profesionale. ILDKPKI tha se subjekti ka burime të ligjshme për të justifikuar pasurinë. Ai ka deklaruar si pasuri një apattament 126 metër katrorë në Tiranë, i ndërtuar në vitet 2005-2006, dhe i paisur me certifikatë pronësië i blerë për 70 mijë euro, që i kishte më parë në Prrenjas, si të ardhura nga shitja e banesës. Prokurori kishte marrë 31 mijë euro kredi dhe u konstatua se në fillim shuma apartamentit ishte deklaruar 67 mijë euro.

DSIK vlerësoi se Progonati është i përshtatshëm për të vazhduar detyrën. KPK ka kryer hetim të pavarur dhe ka konstatuar se subjekti s’ka kontakte të papërshtatshme dhe ndaj tij s’ka patur denoncime nga qytetarët. Sipas KPK, sa u përket aftësive porfesionale, Progonati i përmbush me përpikmëri kriteret si për disiplinën në punë, ashtu edhe aftësinë për të marrë vendime, ndërsa çështjet që ka patur i ka përfunduar në kohë.

Vendimi për Progonatin do të jepet nga KPK më 20 dhjetor, në ora 10.00.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    A ka politika frikë nga SPAK-u?



×

Lajmi i fundit

Masakra e Lushnjës me 2 të vrarë në 2017, GJKKO dënon me burg përjetë Laert Haxhiun

Masakra e Lushnjës me 2 të vrarë në 2017, GJKKO dënon me burg përjetë Laert Haxhiun