Vettingu në politikë, Ermonela Felaj në 'Report Tv': Drafti i PD-së një kopje e shtirur

Deputetja e Partisë Socialiste, Ermonela Felaj, e ftuar në studion e ‘Report Tv’ ka folur mbi zhvillimet e fundit në vend lidhur me situatën politike dhe diskutimet për Vettingun në politikë.

Në lidhje me zhvillimet e fundit të Vettingut në politikë, deputetja Felaj është shprehur se drafti i sjellë nga ana e PD-së është i shtirur dhe se opozita synon të amnistojë vetëveten.

Me idenë e tij për Vettingun, Basha kërkon të përjashtojë veten. Kur flasim për vetting nënkuptojnë shqyrtimin e pasurinë, dhe të gjithë ne e dimë që  paratë e deputetëve nuk janë vetëm në emër të tyre por edhe në emër të familjarëve.

Ermonela Felaj

PD depozitoi në datë 7 shtator në Parlament draftin që synon ndryshimet kushtetuese për vettingun për politikanët, por jo për familjarët e tyre.

Rama u përgjigj duke thënë se është në dakordësi të plotë me këtë nismë të PD-së, por me kusht që ky Vetting, të përfshijë edhe pasuritë e anëtarëve të tjerë të familjes së një politikani, duke u kthyer në një “sitë” të njëjtë me atë të Vetting-ut në sistemin gjyqësor.

INTERVISTA E PLOTË:

Është bërë me dije që PD ka përcjellë një draft për ndryshime në Kushtetutë. Nuk e konsideroj dot të shtirur por nuk shoh asnjë hap serioz nga ana e tyre. Drafti është kopje e shëmtuar e aneksit DHV, pasi nuk është bërë asnjë lloj pune reale. PD synon të amnistojë vetëveten. Ne e bëmë reformën në drejtësi për shkak të mos ndëshkimit të korrupsionit në nivele të larta. Ndërsa opozita e ka goditur vazhdimisht procesin e vettingut. Drafti i PD është si thashethem, çdo jurist profesionist e kupton që  përdoret vetëm për propagandë. Por jo çdo kush që ka vjedhur dhe nuk është dënuar është i ndershëm, marr shembullin e Bashës këtu. Vendimi për pushimin e çështjes së tij është thjesht një paçavure.

Me idenë e tij për Vettingun, Basha kërkon të përjashtojë veten. Kur flasim për vetting nënkuptojnë shqyrtimin e pasurinë, dhe të gjithë ne e dimë që  paratë e deputetëve nuk janë vetëm në emër të tyre por edhe në emër të familjarëve.

Ata nuk kanë menduar asgjë por thjesht kanë marrë kanë kopjuar. Ne kemi menduar para 2 vitesh se si do ta zgjidhim këtë çështje. Po ta shikosh drafti i PD për pasurinë, ka vetëm një paragraf.

Sa i përket të djegurve në politikë, keni frikë se mund të ketë njerëz nga radhët tuaja?

Po flasim për të siguruar një reformë shumë të madhe. PD s’ka qënë kurrë e interesuar që aferat për të cilat  është akuzuar të dalin në dritë. Sigurisht që standari i propozuar për prokurorët dhe gjyqtarët nuk do të jetë i njëjtë pasi politikanët kanë pasur më shumë pushtet në duart e tyre. Atyre do t’u shqyrtohet pasuria, dhe dihet që pasuria e paligjshme vihet në lidhje me krimin.

Por kemi edhe rastin e atyre që kanë kaluar me 1 mln euro pasuri, ky është standarti?

Ne ia kemi siguruar strukturën e Vettingut shumë syve. Kjo jo pa qëllim.

Situata në Shkodër por edhe në qytetet e tjera sa shqetësuese është?

Dua t’ju them që situata nuk është e njëjtë për çdo qark. Qytetet e mëdha kanë numër më të madh të veprave penale. Aktualisht situata kriminale nuk është përkeqësuar në atë farë mase kriminale që përpiqet ta shesë opozita. Ne kemi numrin më të ulët të vrasjeve. Krime do të ketë gjithmonë, e rëndësishme është të jemi një hap para krimit. Shumë shpejt do të vijë edhe Vettingu në radhët e policisë.

Sa i përket letrës së BE-së për Teatrin?

I gjithë motivi i letrës ishte për të kërkuar nëse Teatri duhet të ndërtohet apo jo. Ndërkombëtarët thanë që mund të ndërtohet.

Po sa i përket ndryshimeve në qeveri, kaq mirë kanë punuar sa nuk pati shkarkime?

Vlerësimi i kabinetit është në dorë të kryeministrit. Deputeti Gjetani nuk ka respektuar rregullat. Në momentin që nuk ndjehet mirë, përjashtohet. Ne vazhdimisht jemi marrë me partinë. Ne kemi ndryshuar edhe logën. Është shumë domethënëse. Tregon se ku do të jetë vëmendja jonë.

/b.ha./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Si do jenë ndryshimet në Kodin Zgjedhor që do bëjnë PS-Rithemelimi?



×

Lajmi i fundit

Aksident te rethrrotullimi i Kolonjës, makina çan barrierat e rrugës dhe fluturon në kanal

Aksident te rethrrotullimi i Kolonjës, makina çan barrierat e rrugës dhe fluturon në kanal