Vettingu politik, Patozi: Teatër, nuk ka për t’u bërë, Basha po përdoret nga Rama

Vettingu politik, Patozi: Teatër, nuk ka për t’u bërë, Basha po përdoret nga Rama

Astrit Patozi, ish-nënkryetar i PD

Për Astrit Patozin, Vettingu në politikë nuk do realizohet. Ish-kryetari i grupit parlamentar të PD dhe një prej kritikëve më të ashpër të Lulzim Bashës thotë se asnjë prej palëve nuk e ka seriozisht një nismë të tillë, as iniciatorët e saj, Partia Demokratike. 

Të dyja qëndrimet janë të vërteta, teksa provojnë se unë nuk paragjykoj. Kur flas përpiqem të jem i ftohtë dhe i barazlarguar nga emicionet. Vijoj t’i mbetem pikëpamjes sime që vettingu është një gjë e dobishme për politikën, madje jam ndër ata që mendoj se vettingu mund të ishte bërë më herët, apo i njëkohshëm me vettingun në drejtësi. Ndërkohë, unë i qëndroj plotësisht pikëpamjes që Partia Demokratike sot është në kohën e vet më të keqe në të gjithë historinë e saj, kryesisht për shkak të lidershipit të gabuar të Lulzim Bashës. Nuk më pengon asgjë të them se, në rast se Basha e ka seriozisht sfidën apo projektin e vettingut, unë do ta mbështes në të gjitha rastet. Por dyshoj te ky seriozitet, sepse kam parë zhvillimet pas lançimit të idesë, që më lënë një shije të keqe. Mënyra sesi janë sjellë palët që nga dita e anonçimit nga Basha, është e tillë që të krijon idenë e një teatri, ku të dyja palët nuk duan që të bëhet, por që po përpiqen me shumë sforco që t’ia lënë dopio gjashtën në dorë palës tjetër.

Astrit Patozi, ish-kryetar i grupit parlamentar të PD

Patozi i referohet edhe marrëveshjes që sipas tij kanë Edi Rama dhe Lulzim Basha. Sipas tij, “herë pas herë Basha përdoret nga Rama, për të mos thënë në të gjitha rastet”.

Patozi aludon më tej se, “edhe nëse nuk ka një marrëveshje të shkruar mes palëve, ka një marrëveshje në heshtje që ekziston në shumë detaje të jetës politike në Shqipëri”.

Ajo që mund të them me siguri është që mes tyre ka pasur një marrëveshje shumë të qartë dhe evidente vitin e shkuar, para zgjedhjeve parlamentare, që e di kushdo. Kjo marrëveshja që pati rezultatin e saj mund të mos jetë në fuqi, për shkak se Basha nuk mori atë që pretendonte apo priste prej saj, ndërkohë që Rama mori atë që shpresonte.

Astrit Patozi, ish-kryetar nënkryetar i PD

/top-channel

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Besford këlluf gjoleka: 13/09/2018 17:00

    O astrit palloshi ti je kart e djegur mor burr po se kupton që je bër i neveritshëm ku ishe ti deri dje që nuk fole për krimet e partis tënde ku ishe ti deri dje që nuk fole për mega vjedhjet e partis tënde . Ku je ti që sdistancohesh nga fëmijët e kryekriminelit malok salhe. Që po shëtisin botën me lekët e popullit më të varfër të evropës. Po ti ke ngel pa lek e prandaj po pëllet pa pushim o astrit palloshi .

    Përgjigju

  • Sondazhi i ditës:

    Ilir Meta sulmon kreun e SPAK, si e vlerësoni?

×

Lajmi i fundit

U ndalua në Serbi, lirohet zëvendësdrejtori i Policisë së Kosovës

U ndalua në Serbi, lirohet zëvendësdrejtori i Policisë së Kosovës