‘Të papërshtatshëm, fshehën pasurinë’/ Gjyqtarët Dvorani dhe Faqolli drejt shkarkimit nga Vettingu

Tiranë- Gjykatësi i Gjykatës së Tiranës, Astrit Faqolli është drejt shkarkimit pasi në seancën dëgjimore KPK ka bërë me dije se gjyqtari nuk ka deklaruar 2 llogari bankare të bashkëshortes, ka shkelur ligjin duke e plotësuar deklarimin e tij me lekë të vjetra dhe është shpallur i papërshtatshëm nga DSIK.

Në seancën e sotme, gjykatësi ka qënë i pranishëm në seancë, i shoqëruar nga avokati i tij, Julian Mertiri, ndërsa sipas raportit të ILDKPI, gjyqtari ka një deklarim të saktë të ardhurash. 

Faqolli ka deklaruar se në 2011, ka shpenzuar  3 milion lekë për ndërtimin e një prone por sipas KPK kjo shumë nuk përputhet me atë të faturave. Gjithashtu Faqolli rezulton me hua të marrë nga shtetasi I.Rr është 1 milion lekë. Gjyqtari deklaron një apartament 83.8 m2 në rrugën Ali Demi në Tiranë por edhe për këtë ka mospërputhje me deklarimin e 2006 .

Në 2006 është shprehur se ka marrë hua tek kunati, hua të cilën nuk e ka deklaruar pasi e kishte shlyer tanimë.

Për dy huat e marra, sipas deklarimeve rezulton se gjyqtari nuk ka pasur mundësi t’i këtë shlyer. Në pasurinë e tij, Faqolli numëron edhe një makinë tip Benz, vlera e të cilit i kap 5 mijë eurot, por blerja e mjetit justifikohet nga KPK.

Gjithashtu ndaj Faqollit ka patur 7 ankesa por pas hetimeve s’ka rezultuar asnjë shkelje.

Pikat ku mund të cënohet figura e Faqollit është mosdeklarimi i dy llogarive të bashkëshortes, raporti i DSIK ku thuhet se ai është i papërshtatshëm për të qënë gjyqtar dhe plotësimi i deklaratës duke përdorur lekë të vjetra, çka është e ndaluar në një dokument zyrtar.

Sipas avokatit Mërtiri, gjyqtari është shprehur se lekë të vjetra e lekë të reja s’njihet në banka e në shtet por përdoret në përditshmërinë por kjo ka qënë arsyeja sipas gjuhës së përditshme dhe se një deklarim i tillë ka qënë i paqëllimshëm. Përsa i përket të ardhurave të gruas, ato kanë qënë të deklaruara si te ardhura dhe nuk kanë qënë të fshehura.

I pyetur nga ONM, nëse kur përdor termin “cash” përfshin dhe llogaritë bankare, Faqolli i është përgjigjur se në deklarimet e atyre viteve ka patur në mendje paratë në dorë dhe ato që kanë mbetur në bankë.

Biseda mes Faqollit dhe ONM:

Faqolli: Nuk ka qënë e specifikuar cash në shtëpi apo cash në llogari.

ONM: Pra ju s’bëni diferencë mes të dyjave? Të gjithë e dinë që Shqipëria ka vetëm një vlerë leku as të ri e as të vjetër por një vlerë. Përse ju e keni përdorur kështu?

Faqolli: Ky ka qënë një gabim në vitet 2004 2005. Gabim njerëzor duke përdorur termin lekë të vjetra. Më pas kjo është korrigjuar.

Me këtë bisedë është mbyllur edhe seanca dëgjimore duke lënë në datën 25 korrik, dhënien e vendimit për rikonfirmimin e tij në detyrë.


Astrit Faqolli

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 15:08
PD akuza KPK-së për Dvoranin, Strazimiri: 'Çanta' e Xhafës, u mbrojt nga Rama

Partia Demokratike ka dalë kundër seancës së sotme dëgjimore që u zhvillua në KPK, në ngarkim të gjyqtarit të Gjykatës së Lartë, Ardian Dvorani. Në një deklaratë për mediat, në emër të PD-së, deputeti demokrat, Gent Strazimiri, tha se Dvorani është vegël e ministrit të Brendshëm, Fatmir Xhafaj. Sipas Strazimirit, KPK-ja shpëtoi nga shkarkimi Dvoranin sepse është prokuror i partisë së Punës.

Dvorani që njihet si çanta e shpinës së Xhafës u mor në mbrojtje nga KPK-ja, pavarësisht se ai nuk justifikonte 99 milionë lekë. Në një rast të paprecedentë KPK-ja përmbysi raportin e ILDKP-së me argumentin se harroi të plotësonte një fletë. Vettingu duhet ta shkarkonte që sot Dvoranin. Mandati i tij ka mbaruar që para 4 vjetësh. Pse gjithë kjo sakrificë për Dvoranin? Është prokuror i Partisë së Punës. Ai është ideatori i çdo vendimi të marrë ndaj opozitës gjatë qeverisjes së majtë. Dvorani do e kalojë vettingun, megjithëse nuk justifikon pasurinë. KPK me dy standarde. Ardian Dvorani, Rama po përpiqet ta emërojë gjyqtar. Dvorani gjyqtar që nga koha e partisë së punës. Ishte në Shkodër në periudhën më të errët. Në vitin ’95, filloi të punojë për Partinë Socialiste.

Gent Strazimiri, deputet i PD-së

Ora 11:31
Vettingu/ Dvorani drejt shkarkimit, probleme me deklarimin e pasurisë

Pas seancës dëgjimore të Astrit Faqollit, edhe për gjykatësin Ardian Dvorani pritet një shkarkim i mundshëm pasi nuk ka bërë një deklarim të saktë të pasurisë duke mos deklaruar 9 milion e 900 mijë lekë.

Gjyqtari i Gjykatës së Tiranës, Ardian Dvorani sipas raportit të ILDKPI nuk ka bërë një deklarim të saktë duke mosdeklaruar nëse ka apo jo burime të mjaftueshme për pasurinë e tij.

Në pasurinë e Dvoranit, numërohet një apartament me sipërfaqe 120 m2 në pronësi të dy bashkëshortëve blerë nga Albtelecom sha dhe dy apartamente të privatizuar më 1993 dhe 1995 me sipërfaqe respektivisht 103 m2 dhe 76.8 m2; një makinë Skoda Otavia, blerë më 2016.

Gjyqtari ka deklaruar gjithashtu edhe një hua të dhënë nga prindërit për shlyrjen e apartamentit që ka në pronësi me gruan, ndërsa nuk ka deklaruar 9 milion e 900 mijë lekë nga ana e tij.

Sipas KPK, ai nuk ka bërë fshehje llogarish apo të ardhurash por ka një deklarim të pasaktë për llogaritë bankare të tijat dhe të personave të lidhur me të.

Dvorani vetë është shprehur se mosdeklarimi ka ndodhur për shkak të ngarkesës së punës duke fajësuar edhe ILDKPI-në, e cila sipas tij nuk e kishte ftuar për të verifikuar pretendimet.

Kurrë s'kam mbajtur para poshtë dyshekut por i kam deklaruar gjithmonë në banka. Nuk ndjehem krenar se kam plotësuar gabim deklaratën e pasurisë. Por kjo s’ka pasur për qëllim të fshehë ndonjë gjë. Ka qënë thjesht pakujdesi për shkak të ngarkesës së punës. ILDKPI-ja smë ka thirrur kurrë për të verifikuar çfarë pretendon ndaj meje.

Ardian Dvorani

Gjithashtu në KPK kanë mbërritur edhe 8 denoncime, të cilat gjatë shqyrtimit kanë rrëzuar çdo pretendim për aftësitë e tij profesionale mbi një gjykim të drejtë dhe eficent.

Seanca e dhënies së vendimit për rikonfirmimin e Dvoranit do të bëhet më datë 25 korrik në orën 10:00.

/b.ha./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • baboci: 23/07/2018 11:24

    Shikojini qe ne surrat keta te korruptuar. Duken keta si pasqyrimi i integritetit dhe pastertise?? Duken si ata halabaket e lagjeve qe rrin thurrin llogje gjithe diten kafeneve dhe planifikojn se ke shtepi te futen per te vjedhur. Vishe derrin me kostum sa te duash, derr mbetet.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Mendoni se komisionet hetimore për Shëndetësinë e TIMS do kenë rezultat?



×

Lajmi i fundit

Arrestimi i Evis Berberit, qeveria emëron Gentian Gjylin në krye të ARRSH

Arrestimi i Evis Berberit, qeveria emëron Gentian Gjylin në krye të ARRSH