Video / Erdhi momenti, si të përdorni Mobike, biçikletën më “cool” në Tiranë

Biçikletat “Mobike” ka disa ditë që xhirojnë nëpër rrugët e Tiranës, por sot pasdite do të nisin zyrtarisht të bëhen pjesë e pandashme e lëvizjes sonë nëpër qytet.

Me siguri ua kane zënë sytë dyrrotakët portokalli Mobike, biçikleta inteligjente e cila përdoret me një aplikacion dhe mund ta parkosh kudo në qytet, por gjithmonë duke mos penguar trotuarin apo rrugën.

Mobike prezatohet sot pasdite ne sheshin “Skënderbej”.


(Biçikleta Mobike)

Por si funksionojnë biçikletat Mobike?

Për të përdorur biçikletat pa stacion duhet të shkarkoni aplikacionin “Mobike” në celularin tuaj. Regjistrohuni me numrin tuaj të telefonit dhe zgjidhni në hartë biçikletën më të afërt. Më pas, me anë të telefonit, bëni skanimin e “barcode” të biçikletës dhe nga ky moment mund ta përdorni atë në qytetin e Tiranës.

Pasi përfundoni udhëtimin tuaj, mjafton ta mbyllni sërish atë me kyçin që ndodhet në rrotën e pasme dhe parkojeni në një vend të sigurt, që nuk pengon lëvizjen.


Përdorimi i biçikletave është një mënyrë fantastike jo vetëm për të mbajtur trupin në formë, por edhe për të kontribuar për një qytet të pastër.

 

/b.ha./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Tirona: 08/06/2018 19:58

    Ne Vjene nje projekt i tille deshtoi per shkak te parkimit te bicikletave vend e pa vend duke u kthyer ne nje rrezik per trafikun.

    Përgjigju
  • eno: 08/06/2018 15:15

    sume mire duken keto po sa kushton perdorimi i tyre?

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Si do jenë ndryshimet në Kodin Zgjedhor që do bëjnë PS-Rithemelimi?



×

Lajmi i fundit

Hyn në fuqi vendimi! Brenda vitit paga mesatare bruto për mësuesit arrin në 104 mijë lekë! Për mjekët e Përgjithshëm 131 mijë lekë dhe infermierët në 87 mijë lekë

Hyn në fuqi vendimi! Brenda vitit paga mesatare bruto për mësuesit arrin në 104 mijë lekë! Për mjekët e Përgjithshëm 131 mijë lekë dhe infermierët në 87 mijë lekë