VIDEO/ I mbetur jetim dhe pa të afërm, ky është Arjeli, një nga 3 djemtë e familjes Zykaj që i shpëtoi masakrës së kushëririt

SELENICE - Arjel Zykaj, 18-vjeç, është një nga tre djemtë e familjes Zykaj në Resulaj të Selenicës i cili i shpëtoi masakrës që kreu një ditë më parë kushëriri i tij, Ritvan Zykaj, i arrestuar tashmë nga policia. Djali i Besim Zykajt punonte në një restorant në Vlorë dhe kjo e shpëtoi atë nga plumbat e killerit gjakftohtë. Krahas tij kanë shpëtuar edhe dy djemtë e xhaxhait të tij, Azem Zykaj, Falkao dhe Ariel, 24 dhe 19 vjeç, të cilët gjithashtu nuk ndodheshin në banesë në momentin e masakrës.

Në lot dhe me dhimbje, Arjeli u ka dhënë lamtumirën e fundit sot 8 familjarëve të tij, mes të cilëve babait Besimit, nënës Vasilika, vëllait Ledion, motrës Sara, gjyshit Demir e gjyshes Perri si dhe xhaxhait Azem e bashkëshortes së këtij të fundit, Afërdita. Arjeli ka mbetur jetim dhe pa të afërm. Vetëm 18-vjeç do t'i duhet të përballet me vështirësitë e një jetimi të shkaktuar nga dora kriminale e kushëririt të tij. Siç duket edhe në këtë video të Report Tv, Arjeli ka tentuar të flasë për mediat për të përcjellë një mesazh, por nuk është lejuar nga një i afërm i tij i cili e ka tërhequr për krahu.   

Tetë anëtarë të kësaj familje u ekzekutuan nga 24-vjeçari Ritvan Zykaj me armë zjarri kallashnikov. Mes viktimave janë edhe tre gra e dy fëmijë. Pas 12 orësh në arrati, policia arrestoi orët e para të mëngjesit të sotëm autorin e kësaj masakre. Vrasësi nuk bëri rezistencë përpara policisë duke u dorëzuar rreth orës 05:00 të mëngjesit. Ai ka deklaruar përpara grupit hetimor se i vrau kushërinjtë pasi e akuzonin se iu kishte vjedhur pulat. Edhe pse ka kryer një masakër të padëgjuar më parë në vendin tonë, Ritvan Zykaj nuk ka shprehur aspak pendesë, por ka kërkuar të mbrohet nga një avokat.  

EMRAT DHE LIDHJET E VIKTIMAVE ME NJERI-TJETRIN

1- Demir Zykaj, 75 vjeç (Vellai i gjyshit të autorit)
2- Perrie Zykaj, 78 vjeç, (Gruaja e Demirit)
3- Besim Zykaj, 42 vjeç (Djali i Demirit)
4- Vasilika Zykaj 40-vjeç, (Gruaja e Besimit)
5- Sara Zykaj, 15 vjeç (Vajza e Besimit)
6- Ledjon Zykaj, 8 vjeç (Djali i Besimit)
7- Azem Zykaj 49-vjeç (Djali i Demirit)
8- Afërdita Zykaj 47-vjeç (Gruaja e Azemit)

//Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Lini: 11/08/2018 18:18

    Ky monstra e meriton te varet mu ne mes te Vlores qe ta kuptojn shqiptaret se jeta e tjetrit nuk meret aq me shume per 1 arsye banale si kjo...Ngushllime pjestarve te familjes per jetet e humbura

    Përgjigju
  • Faik: 11/08/2018 17:37

    SURRAT i Poshtërr dhe i ngjaka shumë Çupave të Fredi Zhgarravinës ! Ka mundësi që të jetë Nipi i Fredi PithMotrës ky KANIBALI që ngjan si 'ZOG HALEJE' ! Policia Nuk duhet ta kishte ARRESTUAR , por duhet ta kishte ASGJËSUAR , sepse Shqiptarët nuk mund të mbajnê këtê KËLYSH B.shtre me bukë tê paktën 60 Vjet të tjera !!! Nga një anë i VJEDHIN dhe i GRABISIN KRYEHAJDUTÊT si PETRIT VASILI dhe nga ana tjetër Shqiptarët duhet edhe të paguajnë Bukën e KRIMINELËVE nëpër BURGJE , që kushton JO Pak , por 50 €URO në DITË !!! Shqiptarët paskan qenë Popull i Mallkuar , që kur u përmbys KOMUNIZMI dhe PUSHTETIN e morën GJAKPRISHURIT , Tê BABÊZITURIT , ÇAKENJTË , HIENAT , GJAKPIRÊSIT , PLEHRAT , FUNDËRRINAT , FEKALET , LLUMI , BANDITËT , KRYE KRIMINELËT , KRYE HORRAT dhe KRYE HAJDUTËT e POLITIKËS 28 VJEÇARE !!!Këta KRYE HORRA janë SHKAKU dhe PASOJAT e Vërteta të këtyre KRIMEVE MAKABRE që kanë ndodhur dhe po ndodhin këto 28 Vjet ! VDEKJE e POLITIKANËVE HAJDUTË dhe VDEKJE e FAMILJARËVE të tyre ! RROFTË SHQIPËRIA dhe gjithë SHQIPTARËT e NDERSHËM .

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    A ka politika frikë nga SPAK-u?



×

Lajmi i fundit

Ermal Meta do të bëhet baba për herë të parë

Ermal Meta do të bëhet baba për herë të parë