Video intime e gruas, AMA gjobë
200 mijë lekë emisionit

Video intime e gruas, AMA gjobë<br />200 mijë lekë emisionit
Autoriteti i  Mediave Audiovizive ka sanksionuar me gjobë emisionin 'Me Zemër të Hapur' në televizonin News 24 emision i cili pak ditë më parë  transmetoi videon e një gruaje  të re e cila  ishte kapur në shtat me të dashurin  e saj, video e cila bëri xhiron në shumë prej mediave të tjera. 

 AMA ka gjobitur me 200 mijë lekë të rinj emisionin 'Me zemër të Hapur' .

Në njoftimin për mediat bëhet me dije se gjatë emisionit janë përdorur regjistrime amatore dhe të paqarta, të kryera brenda një mjedisi familjar.

Për më tepër gjatë emisionit shfaqen edhe fotografi të të miturve,me fytyra të mbuluara por në mënyrë të pamjaftueshme.

Ky transmetim bën me dije AMA bie ndesh me kërkesat e ligjit 97/2013 për mediat audiovizive në republikën e Shqipërisë  i ndryshuar dhe me Kodin e Transmetimit. 

"Publikimi i videos në fjalë, në asnjë rast, nuk përbën interes publik por cënon rëndë dinjitetin dhe të drejtat themelore të njeriut, të drejtën e fshehtësisë së jetës private të individit, të sanksionuara këto edhe në vendimet e Gjykatës Europiane të të Drejtave të Njeriut" thuhet në njoftim.

Deklarata e plotë i AMA-s


Autoriteti i  Mediave Audiovizive ka shqyrtuar emisionin “Me zemër të hapur”, të transmetuar në Televizionin Neës 24 më datë 28.07.2017.
Në qendër të emisionit ishin marrëdhëniet intime të një nëne, e cila, siç shpjegohej me titra të dukshme, “kryen veprime të turpshme në sy të fëmijëve”. Për ilustrimin e asaj që ka ndodhur, gjatë emisionit janë përdorur regjistrime amatore dhe të paqarta, të kryera brenda një mjedisi familjar.

Transmetimi i programit nga ora 12:08:20 deri në orën 13:25:35 të datës 28.07.2017, identifikon qartë gjyshin e dy të miturve 5 dhe 9 vjeç, të cilin drejtuesja e emisionit e ka ftuar në studio. Gjatë emisionit shfaqen edhe fotografi të të miturve, me fytyra të mbuluara, por në mënyrë të pamjaftueshme. Identifikohet me emër e mbiemër dhe i ati, me fotografi dhe në telefon. Identifikimi i fëmijëve mund të bëhet lehtësisht nga emri i familjarëve, nga vendi i banimit të së ëmës, por edhe nga fotografitë e tyre, shfaqja e të cilave disa herë ishte e panevojshme.

Këshilli i Ankesave është shprehur se ky transmetim bie ndesh me kërkesat e Ligjit 97/2013 “Për mediat audiovizive në Republikën e Shqipërisë”, i ndryshuar dhe me Kodin e Transmetimit. Përkatësisht me Nenin 33 të Ligjit 97/2013 dhe Kodin e Transmetimit, Seksioni  2, pikat 2.2 dhe 2.4 dhe Seksioni 5, Pika 5.1 dhe 5.2
KA ka vlerësuar se, publikimi i videos në fjalë, në asnjë rast, nuk përbën interes publik por cënon rëndë dinjitetin dhe të drejtat themelore të njeriut, të drejtën e fshehtësisë së jetës private të individit, të sanksionuara këto edhe në vendimet e Gjykatës Europiane të të Drejtave të Njeriut.

Për këto arsye, Këshilli i Ankesave në AMA ka gjobitur me 200mijë lekë të rinj emisionin "Me zemër të hapur" . AMA i ka tërhequr vëmendjen  të gjithë operatorëve të tjerë audio dhe audiovizivë të jenë shumë të kujdeshshëm në zbatimin e Ligjit për Median dhe Kodit të Transmetimit.

Vetëm tri ditë më parë, pas editorialit të botuar në gazetën Shqiptarja.com, AMA reagoi duke u shprehur se ky transmetim binte ndesh me ligjin ndërsa këtë të premte është ndërmarrë edhe gjoba sanksionuese ndaj emisionit ‘Me zemër të hapur’ në News 24.


Redaksia Online
e.m/Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    A ka politika frikë nga SPAK-u?



×

Lajmi i fundit

Turneu i Madridit, Rafael Nadal: S'jam gati, do luaj vetëm për dashurinë e tifozëve

Turneu i Madridit, Rafael Nadal: S'jam gati, do luaj vetëm për dashurinë e tifozëve