POP 5

Lajmet më të lexuara të 5 minutave të fundit

VIDEO/ Mbërrin nga Turqia në Portin e Durrësit Kroçera me 1800 turistë

Sipas njoftimit të Ministrisë së Mbrojtjes dhe Turizmit ka mbërritur në Shqipëri Kroçera më e madhe nga Turqia me kapacitet prej 1800 pushues. Kroçera ka mbërritur në Portin e Durrësit. Të gjithë turistët e huaj kanë pasur si destinacion vendet si Kruja, Tirana dhe Berati. Turistët janë pritur dhe shoqëruara nga të rinjtë e Smila Albania. Pjesa më e madhe e tyre janë kanë ardhur përë herë të parë në Shqipëri dhe janë shprehur të surprizuar nga bukuritë e zonave historike të Shqipërisë dhe mikpritja e të rinjve të Smile Albania. Ministri Klosi me ftesë të kapitenit dhe të agjensive turistike ishte i pranishëm në ambjentet e Krocerës.

"Ne erdhem te falenderojme Kroceren e pare te nisur nga Turqia. Do te donim shume te falenderonim kapitenin e kroceres se pare te ardhur nga Turqia te cilet vleresuam Shqiperine si destinacion te ri te cilet do ta frekuentojne Shqiperine per gjate gjithe sezonit turistik te ketij viti dhe po ashtu me te rinjte e projektit smile ne u perpoqem ti ofronim buzeqeshjen te gjithe pasagjere e te ketij udhetimi pervec shpjegimeve qe ju dhane te rinjte e projektit smile nje pjese kane sot ne Kruje nje pjese kane vizituar Tiranen dhe pothuaj te gjithe jane te surprizuar nga mikpritja shqiptare nga bukuria e vendeve turistike dhe po ashtu kane arritur qe te bindin dhe kolege te tjere dhe sidomos kapitenin dhe ekuipazhin e ri qe te vinin ne Shqiperi me kompanine e tyre" - deklaroi Klosi. Përfaqësuesit e kompanive turistike, deklaruan se Shqipëria ështê përfshirë tashmë në vendet turistike për tu vizituar. “Është hera e parë që një crocere turke mbërrin në Shqipëri. Është hera e parë në këtë port dhe kjo do të thotë të hapësh një derë dhe është kënaqësi që të shohësdh këta të rinjme t-shirt të cilët shpjegojnë shumë mbi saitet turistike dhe historinë e tyre, është kënaqësi të dëgjosh për Tiranën dhe të pritesh me buzëqeshje nga këta të rinj”, tha kapiteni i kroceres.

an.el.
Komento