VIDEO/ Përplas motorin dhe largohet, kamerat e makinës tjetër tradhtojnë shoferin në Tiranë

Policia e Shtetit ka publikuar sot pamjet e një aksidenti aspak normal në afërsi të “Pallatit me Shigjeta” në kryeqytet. Drejtuesi i një automjeti nuk respekton semaforin, hyn me të kuq dhe përplas një motor. Por pavarësisht kësaj ai nuk ndalet për t’i dhënë ndihmën e parë.

Në videon e shpërndarë nga policia duket edhe momenti ku ndodh aksidenti i frikshëm. Policia thotë se ka mundur të identifikojë e arrestojë drejtuesin, një 37-vjeçar me iniciale A.N. falë regjistrimit të kamerës së një tjetër mjeti. Ai ka rezultuar edhe i dehur.

Ky është rasti më i mirë për të provuar besueshmërinë; dhe faktin që nëse qytetarët telefonon në kohë tek policia. Reagimi ishte i shpejtë dhe parandalues i pasojave të mëtejshme, që mund të vijnë si rezultat i papërgjegjshmërisë së drejtuesve të mjeteve, ashtu siç ishte edhe drejtuesi këtij automjeti, i cili si pasojë e mosrespektimit të sinjalizmit të semaforit; në zonën e njohur si “Pallati me Shigjeta” u përfshi në përplasje me një motomjet. Nuk njoftoi policinë për aksidentin, u largua nga vendi i aksidentit duke mos i dhënë ndihmë të dëmtuarit. Po falë telefonatës në kohë dhe regjistrimit të ngjarjes nga kamera e bordit të një automjeti, Policia Rrugore e kryeqytetit u vu menjëherë në ndjekje të tij. E ndaluan dhe konstatuan se drejtuesi i automjetit ishte në gjendje të dehur në masën 0.83 mg/l.

Drejtuesi i mjetit A.N. 37-vjeç, u arrestua në kushtet e flagrancës për veprën penale të drejtimit të mjetit në gjendje të dehur si dhe iu pezullua leja e drejtimit për mosdhënie ndihme të të dëmtuarit dhe largim nga vendi i aksidentit.

Policia e Shtetit

 

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Kafsha: 17/09/2018 11:13

    Me keta shofera amatore qe kemi qe nuk njohin rrezikun po vetem dine ti japin gaz makines keto gjera ndodhin.Komisjoni qe jep patenta se njeh mire trafikun duhet marre ne prove jo nga ana teorike po praktike

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Mendoni se komisionet hetimore për Shëndetësinë e TIMS do kenë rezultat?



×

Lajmi i fundit

Gazetari Xhunga: Berisha nuk zbret nga kati i 8, Rithemelimi më i izoluar se talebanët

Gazetari Xhunga: Berisha nuk zbret nga kati i 8, Rithemelimi më i izoluar se talebanët