VIDEO/ Presidentja e Kroacisë puth kupën dhe përqafon të gjithë futbollistët, ja festa e çmendur në shi

VIDEO/ Presidentja e Kroacisë puth kupën dhe përqafon të gjithë futbollistët, ja festa e çmendur në shi

Presidentja e Kroacisë Kolinda Grabar-Kitaroviç

Franca ngriti në qiell për herë të dytë në histori trofeun e Kupës së Botës. Skuadra e Deshamp mposhti me rezultatin 4-2 Kroacinë e Daliç.

Në momentin e ceremonisë së dorëzimit të trofeut dhe të medaljeve nuk munguan momentet pikante. Një shi i rrëmbyer nisi në momentin që skuadrat u ngjitën në podium për të marrë medalien.

Putin dhe Ceferin ishin të vetmit që arritën t’i bënin ballë shiut me çadër, ndërkohë që Presidenti i Francës, Makron dhe ajo e Kroacisë, Kolinda Grabar-Kitaroviç, u bënë qull nga shiu, por kjo gjë nuk ishte aspak problem për ta.

Presidentja kroate, nuk nguroi t’i përqafonte të gjithë lojtarët dhe trajnerin e Francës, pavarësisht disfatës. Në fund të dy puthën kupë dhe më pas Loris ngriti në qiell trofeun. Reshjet e shiut nuk i penguan aspak francezët për të festuar si të çmendur.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Faik: 16/07/2018 12:56

    Fantastike dhe shumë shumë e Adhurueshme Presidentja KROATE! JO si këta Politikanët tanë të Pafytyrë , që "nxijnë e stërojnë" në Fytyrë nga KRIMET dhe VJEDHJET që kanë bërë !!! Politikanët e 27 Vjetëve në Shqipëri janë KRIMINELË të Shëmtuar ! PRESIDENTJA KROATE Super FEMËR dhe është MIS BUZËQESHJA . YLL FEMËR ! RESPEKTE për PRESIDENTEN KROATE !! NEVERI dhe URREJTJE për Politikën e HAJDUTËRISË 27 Vjeçare Shqiptare !! Po ai Fredi ZGJEBSI nga bëhet LAKURIQI i NATËS ???! Hahahahhahah! Fredi PUSHTI! Fredi K O K Ë L O Q J A !!

    Përgjigju
  • lushi: 16/07/2018 05:32

    Epo edhe presidente, edhe i bie kitarres, edhe derr seksi... Si ato biçaket, tre ne nje...

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Rithemelimi propozon rikthimin e koalicioneve të vjetra, a jeni dakord?



×

Lajmi i fundit

Nëse SPAK-ut i rruhet për Ilirin dhe Monikën, ka 11 banjo tek një vilë në Gji të Lalëzit

Nëse SPAK-ut i rruhet për Ilirin dhe Monikën, ka 11 banjo tek një vilë në Gji të Lalëzit