Video/ “Thirri, thirri të të ngrihet, ai i shkreti s’të përgjigjet dot”, poezia që u kthye në bumerang

Video/ “Thirri, thirri të të ngrihet, ai i shkreti s’të përgjigjet dot”, poezia që u kthye në bumerang

Fatmir Xhafaj dhe Edi Rama

Në seancën e fundit parlamentare paralajmërimeve të Lulzim Bashës se populli do të ngrihej për tarifën e Rrugës së Kombit, kryeministri Edi Rama iu përgjigj me ironi duke përmendur vargjet e asaj që sipas tij është një poezi që e di mirë Sali Berisha.  

“Thirri, thirri të të ngrihet, ai i shkreti kokëulur s’të përgjigjet dot”, ishin vargjet e përmendura nga Rama.

Pak para citimit të këtyre vargjeve, Rama i përbuzi dhe ironizoi thirrjet e vazhdueshme të opozitës se do të ngrihen njerëzit në protestë.

Por sot qeveria dhe sidomos policia u gjend krejt e papërgatitur përballë rreth 300 protestuesve, të cilët gjunjëzuan uniformat blu dhe praktikisht krejt shtetin.

Edhe më tepër dyshime lidhur me profesionalizmin e policisë, përgatitjen dhe marrjen e masave paraprake e ngre fakti, se ishte vetë ministri i Brendshëm Fatmir Xhafaj i cili sot deklaroi se për djegien e pikave të kalimit në Kalimish kishte patur disa skenarë, që nënkuptojnë një organizim të mirëmenduar.

Por a nuk duhet të kishte marrë pasat e duhura policia për këtë dhe a nuk duhet të kishte dhënë një përgjigje më efikase në kohë, kur u pa se situata degjeneroi?

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • bledi: 17/04/2018 04:47

    Po u ngriten 300.000 do ngrihen 1.000.000 te tjere te mbrojne me atdhetizem shqiperine nga analfabet edhe tradhtar si PD edhe LSI te jeni te sigurt per kete. Sala se ndan dot veri jug si ne 97 po perdor kuksin por sja del dot

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Si do jenë ndryshimet në Kodin Zgjedhor që do bëjnë PS-Rithemelimi?



×

Lajmi i fundit

Himara 2 ‘kryetarë’ në burg, vendi vakant pas dorëheqjes së Jorgo Goros! Këshilli Bashkiak komandon sot kryebashkiakun e ri

Himara 2 ‘kryetarë’ në burg, vendi vakant pas dorëheqjes së Jorgo Goros! Këshilli Bashkiak komandon sot kryebashkiakun e ri