VIDEO/Dogana e Morinës ‘mall pa zot’, lopët e kthejnë në shteg kalimi

Nëse keni planifikuar të udhëtoni nga Shqipëria në drejtim të Kosovës, duhet të jeni të kujdesshëm në momentin që i afroheni Doganës së Morinës. Kaosi ka zënë vend vetëm në pjesën tonë dhe dogana kryesore me Kosovën, duket si mall pa zot  pasi shpesh ndodh që gjatë kalimit në doganën e Morinit, krejt afër sheh lopë dhe ndonjë kafshë tjetër. 

Siç shihet edhe nga pamjet, lopët e patrembura nga askush, sorollaten dhe hyjnë në Doganë. Me radhë ato kalojnë përmes sporteleve dhe hyjnë në kufi në kohën kur ka nisur edhe fluksi i vizitorëve nga Kosova për pushime në bregdetin shqiptar. Për policinë dhe doganieret në këtë pikë të kalimit kufitar, prania e lopëve duket gjithçka normale. 

Kjo nuk është hera e parë, që lopët, hasen në doganën e Morinës por edhe në Rrugën e Kombit, duke paraqitur kështu rrezik për automjetet që kalojnë. 

//Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Si do jenë ndryshimet në Kodin Zgjedhor që do bëjnë PS-Rithemelimi?



×

Lajmi i fundit

Superliga/ Egnatia hedh 'në tapet' Kukësin pas 6 minutash, verilindorët në fundin e renditjes! Sherri bën heroin

Superliga/ Egnatia hedh 'në tapet' Kukësin pas 6 minutash, verilindorët në fundin e renditjes! Sherri bën heroin