Video-Ekskluzive/ Pushuesit në Qerret shpëtojnë të moshuarin nga mbytja, shihni si e nxjerrin në breg

Një i moshuar rreth 85-vjeç është shpëtuar nga pushuesit në plazhin e Qerretit. Videoja ku i moshuari shfaqet në breg të detit është siguruar ekskluzivisht nga Report Tv e Shqiptarja.com.

Në video duket qartë momenti ku plazhistët i vijnë në ndihmë me çfarë të munden. Pasi e nxjerrin në breg ata i japin edhe ujë.

Mungesa e rojeve bregdetare në këtë zonë është denoncuar shpesh nga pushuesit. Gazetar Artur Korriku raporton për Report Tv se problem ka qenë edhe deti i egërsuar e me dallgë si pasojë e motit të keq.

Ai madje shton se një rast i ngjashëm ka ndodhur edhe një muaj më parë pikërisht në të njejtën zonë, kur një tjetër e moshuar u shpëtua nga pushuesit.

/b.ha./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Sa i përhapur është korrupsioni në Shqipëri?



×

Lajmi i fundit

Macron i përmend Kurtit Asociacionin teksa flet për rrugën e Kosovës në Këshillin e Evropës

Macron i përmend Kurtit Asociacionin teksa flet për rrugën e Kosovës në Këshillin e Evropës