VIDEO/Emigrantët sulmojnë me acid policinë spanjolle për të hyrë në Evropë

VIDEO/Emigrantët sulmojnë me acid policinë spanjolle për të hyrë në Evropë

Emigrantët duke u përpjekur të hyjnë në Evropë

Shtatë oficerë policie u sulmuan me acid, pasi më shumë se 100 emigrantë sub-Saharianë kërkuan të kalonin gardhin kufitar që ndan Marokun nga ekslava veriore e Spanjës në Ceuta.

Përafërsisht 300 njerëz u përpoqën të hyjnë në territorin evropian duke sulmuar gardhin natën e së martës.

Emigrantët kanë dëmtuar gardhin ndarës dhe kanë përdorur acid, gëlqere dhe jashtëqitje për të sulmuar policët. Sipas njoftimit të policisë në Twitter shtatë anëtarë të saj janë plagosur gjatë incidentit.

Emigrantët e patën të lehtë të kalonin kufirin për shkak se kufiri ishte nën kontroll nga më pak se 10 policë, kjo për shkak se gjatë muajit gusht shumica e punonjësve të policisë marrin pushimet.

Pasi kaluan gardhin emigrantët shkuan drejt Qendrave të Përkohshme të Qëndrimit të Emigrantëve. Emigrantët të cilët pësuan plagë gjatë incidentit u trajtuan nga Kryqi i Kuq.

Media lokale “El Faro de Ceuta” publikoi video të emigrantëve që vrapojnë në qytet pas kalimit të kufirit. Ata dëgjoheshin duke bërtitur “Boza! Boza! “, Që do të thotë ” fitore ” në gjuhën perëndimore afrikane të Fula-s.

Gardhi kufitar Ceuta është dëmtuar shpesh herë kohët e fundit nga grupe të mëdha emigrantësh të cilët kërkojnë të hyjnë në Evropë. Në fund të muajit korrik më shumë së 700 persona sulmuan gardhin ku shumica e tyre arriti të kalojë kufirin në atë që policia spanjolle e përshkroi si një nga “hyrjet më të dhunshme dhe të shumta” të emigrantëve në muajt e fundit.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Si do jenë ndryshimet në Kodin Zgjedhor që do bëjnë PS-Rithemelimi?



×

Lajmi i fundit

Këshilli Bashkiak i Himarës komandon kryetaren e Bashkisë, koalicioni Bashkë Fitojmë bashkon votat me PS

Këshilli Bashkiak i Himarës komandon kryetaren e Bashkisë, koalicioni Bashkë Fitojmë bashkon votat me PS