Aksident i trefishtë në Tiranë-Durrës, makina 'fluturon' mbi trafikndarëse, një i vdekur/ VIDEO
Një aksident i trefishtë ka ndodhur rreth orës 19:00 në autostradë, në segmentin Kthesa e Kamzës-Qafë Kashar. Nga aksidenti një 23-vjeçar humbi jetën, ndërsa një tjetër ndodhet i plagosur në spital jashtë rrezikut për jetën.
TIRANË-Një aksident i trefishtë ka ndodhur rreth orës 19:00 në autostradë, në segmentin Kthesa e Kamzës-Qafë Kashar. Nga aksidenti një 23-vjeçar humbi jetën, ndërsa një tjetër ndodhet i plagosur në spital jashtë rrezikut për jetën. Report Tv siguroi pamjet ekskluzive nga vendi i ngjarjes.
Në aksident u përfshinë tre automjete, një “Benz”, një “Jeep” dhe një “Pegueot”. Makina tip ‘Jeep’ ku po udhëtonte i riu që humbi jetën ka humbur kontrollin në autostradë dhe nga shpejtësia ka ‘fluturuar’ mbi trafikndarëse duke përfunduar në krahun tjetër të rrugës.
Ndërkohë në momentin që ‘Jeep’-i kaloi trafikndarësen u përfshinë në aksident edhe dy makinat e tjera, “Benz”-i dhe “Pegueot”, që ishin duke lëvizur normalisht në drejtimin e tyre. Nga kontakti i fortë, makina tip “Pegueot” doli nga rruga, ndërsa ‘Benz’-i pësoi dëmtime të shumta.
Përpos 23-vjeçarit që ndërroi jetë i plagosur mbeti edhe një tjetër person, që ishte te ‘Benz’-i, por ndodhet jashtë rrezikut për jetën në spital. I riu që humbi jetën dyshohet se ishte duke folur në telefon duke humbur kontrollin e mjetit. Ndërsa policia ka nisur hetimet për shkaqet e aksidentit.
Tiranë
Informacion Paraprak
Më datë 17.08.2018, rreth orës 19:10, në autostradën “Tiranë -Durrës”, në Kashar janë përplasur tre mjete, ku për pasojë janë dëmtuar dy shtetas, (pasagjerë në dy prej mjeteve), të cilët aktualisht ndodhen në spital nën kujdesin e mjekëve, jashtë rrezikut për jetën.
Shërbimet e Policisë dhe drejtuesit e mjeteve ndodhen në vendngjarje,po kryhen veprimet e mëtejshme hetimore dhe proceduariale.
//Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
A ka politika frikë nga SPAK-u?
-
Po
68.5%
-
Jo
26.7%
-
Nuk e di
4.8%
Vota total: 2203
Lajme të tjera
-
Cekja i Beratit tregon momentet më të vështira të jetës. Kam shtypur një person me makinë
16 Prill, 15:09
-
Lezhë/ Aksident i 3-fishtë në Shëngjin, 3 të plagosur nga përplasja e fortë
14 Prill, 17:39
-
Prrenjas/ Shoferi i dehur në timon, del nga rruga e përfundon në servis! 4 të plagosur, 24 vjeçarja në gjendje të rëndë! Pamje të makinës së copëtuar (Video)
9 Prill, 15:50
-
Aksident në Kuçovë, vinçi i pret rrugën Golfit 6, një e plagosur
8 Prill, 14:55
-
Zaloshnja: Dy faktorët kryesorë që ndajnë jetën nga vdekja në një aksident rrugor
3 Prill, 13:05
-
DJ shqiptar aksidentohet për vdekje pas koncertit në Itali! Ferrari me 200 km/h përplaset me anësoret dhe bëhet copash (Foto)
1 Prill, 16:56
-
Aksidentohet në Rrugën e Kombit familja me 5 anëtarë nga Kosova, mes tyre dy fëmijë! Shoqërohet shoferi, bëri parakalim të gabuar
30 Mars, 13:44
-
VIDEO/ Aksident te rethrrotullimi i Kolonjës, makina çan barrierat e rrugës dhe fluturon në kanal
29 Mars, 15:25
-
Motori përplaset me makinën në Berat, bëhet copash, shpëton mrekullisht shoferi (VIDEO)
26 Mars, 10:38
-
Tiranë- Durrës, një garë breshkash
25 Mars, 12:26
-
Pogradec/ Përplas me Benz një makinë, shoferi i dehur merr arratinë, nuk i bindet policisë për të ndaluar
24 Mars, 15:55
-
Durrës/ Aksidentohet për vdekje 20 vjeçari, u përplas sapo doli nga lokali, rruga pa trotuar! Shoqërohet shoferi, makina ishte me shpejtësi
22 Mars, 17:25
Bilanc lufte, për policinë janë thjesht statistika...ruani veten o njerëz...mos shkoni si qeni në rrush. Thirrini mendjes jeta është gjëja më e shtrenjtë mos e shisni për fraksion sekondi adrenaline.
Përgjigju