VD/Incident në 140 vjetorin e Lidhjes së Prizrenit, Haradinaj largon nga foltorja pasardhësen e Mehmet Derallës

Seancë dhe Akademi solemne janë mbajtur këtë të diel në hapësirën e kompleksit të Lidhjes së Prizrenit, në 140 vjetorin e saj. Por, organizimi jo i mirë bëri që të ketë edhe momente jo të këndshme, gjë për të cilën u desh të ndërhyjë edhe vetë kryeministri Ramush Haradinaj.

Fillimisht nuk iu dha fjala Presidentit të Shqipërisë, Ilir Meta, ku më pas reagoi Ramush Haradinaj, duke kërkuar nga të ftuarit që të qëndrojnë ulur për t’ia dhënë fjalën Presidentit Meta. Pas tij në foltore si e pa ftuar doli një grua, e cila nisi të flasë. Ajo u identifikua si Valdete Dëralla, pasardhëse e gjeneral Mehmet Derallës (ish-ministër në qeverinë e Ismail Qemalit). 

“Profesor, etnograf të nderuarit dhe të rrojtët rrogozit, kam fatin që jam pasardhësja e vetme e lindjeve të djemve të gjeneral Mehmet Deraallës, që iu besua posti i Ministrisë së luftës në Qeverinë e Ismail Qemalit”, tha ajo gjatë fjalimit të saj në foltore. “I vetmi anëtar që përfaqësoi trojet që sot janë mbetur jashtë Shqipërisë Londineze, shpreh keqardhjen e thellë që jo vetëm në kohën e komunizmit, kam pasur babën në burg vetëm pse ka qenë djali i Mehmet Derallës”, shtoi ajo.

I pari reagoi kryetari i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli, i cili tentoi të bisedojë me gruan, por ajo nuk e ndalte fjalimin e saj. Më pas shkoi kryeministri Ramush Haradinaj, i cili pas debateve me gruan, bashkë me sigurimin e larguan atë nga foltorja. 

Kurse, kryetari i komunës së Prizrenit, Mytaher Haskukaj tha se kishin një përzierje të seancës me Akademinë për shkak se po mbahen në të njëjtin vend. Gjithashtu, pas fjalimit të Haskukajt, ishte një i moshuar që iu ofrua të ftuarve në rreshtin e parë, ku sërish reagoi Ramush Haradinaj dhe i moshuari u largua nga sigurimi.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Gallabi: 11/06/2018 15:40

    Nuk kam njohuri për personin e gruas e cila u nxor me forcë nga taraku dhe ndihmësit e tij, jashtë lokalit ku mbahej Tubimi përkujtimor për Lidhjen Shqiptare të Prizrenit. Por, ky lloj reagimi i Kryeministër zezës, nuk është diçka jashtë normave të sjelljes së tij. Fytyra e tipave si ky tarak, nuk dinë të skuqet, sepse ngjason me shollën e këpucës. Si dihet! Ndofta, ka filluar ta sheh se i ka punët pisk, dhe nuk i mbetet tjetër, pos t’i kthehet profesionit të vjetër, të cilin e ka ushtruar gjatë nëpër “disko- bare” të perëndimit. Po them “disko-bare”, edhe pse ato vetëm emrin e kanë kështu, sepse frekuentohen nga thundrakë të njohur nga organet e rendit të shumë vendeve dhe mund të dyshohet me bazë, se aty kryhen veprime bixhozi, bordelos...etj.

    Përgjigju
  • Vlora: 10/06/2018 23:43

    Turp i madh,kryeministri ngrihet dhe meret me një zonje..Tuuurp Ramush Haradinaj ke humbur shume me kete gjest idiot

    Përgjigju
  • Populli shqiptar: 10/06/2018 18:39

    Mir ja boni perr verrr kan honger gjith jeten sepse jan pasardhes te dikujt

    Përgjigju
  • Landi: 10/06/2018 17:08

    Hipokrizia me e madhe e historise shqiptare Duke glorifikuar turkoshaket shqiptare dhe Duke shpallur tradhetare ata qe kerkonin pavarsi ne sulltani gje qe u vendos ne lidhjen e prizerenit. U shpall perfundismisht se arrnautet nuk kerkojne pavarsi dhe Se kerkojne qe kosoven Te ja kthejne turqise dhe Se shpalte tradhetar kedo dhe denohej Me vdekje kedo qe lufton kunder turqise

    Përgjigju
  • Tata: 10/06/2018 13:43

    Kulture per te hengur nje ftere me kalace pa vaj .Harron trimi se asht udheheqes i te gjitheve .Nejse i falet se ka desh te nderoj president BAFTJARIN .

    Përgjigju
  • Fredi: 10/06/2018 13:08

    O Ramush o Qamush. Po si huk hoqe dore nga profesioni i bodyguardit o i shkreti ti? Nuk ka persona te tjere qe merren me ate pune aty ne konference? Hahahaha imagjinoni me qene ne takim pa kamera me Qamushin, ta sill ne grusht direkt hahahaha kryeministri i kosoves cfare turpi. Intelekti 0!

    Përgjigju
    • gafur: 10/06/2018 13:54

      koktul kryeminister

  • Sondazhi i ditës:

    A ka politika frikë nga SPAK-u?



×

Lajmi i fundit

Olivier Giroud largohet nga Milani, do jetë ylli i ri i MLS

Olivier Giroud largohet nga Milani, do jetë ylli i ri i MLS