Videoja e kunatit të Babales/ Balla: U regjistrua në oborrin e SHQUP-it, PD në krye të ‘puçit’

TIRANE-Kryetari i grupit të PS, Taulant Balla nga foltorja e Kuvendit deklaroi sot se ‘Babaja’ është një ‘puç’ nga Partia Demokratike, që do i mbetet si njolla më e madhe në historinë e pluralizmit shqiptar. Ai kërkoi nga Basha që të distancohet nga videoja e dytë që sipas tij është bërë në oborrin e SHQUP-it, nga ish-drejtori i bashkisë së Bashës, Florenc Hoxha.

Videoja është tërësisht me përmbajtje të pavërtetë. Filmimi është bërë në oborrin e SHQUP-it, nga ish-drejtori i bashkisë së Lulit. Në kushtet e tentativës së përsëritur për të hedhur baltë, po them që janë 3 aktorë në “Babale 1”, Fredi Alizoti, Albert Veliu dhe Ervin Salianji. Unë nuk do të bëj më kallëzim, por në regjistrim Babalja dhe Alizoti pranuan se PD u ofroi nga 100 mijë euro për kokë dhe në përgjimin e prokurorisë. Në krye të këtij puçi është Partia Demokratike. Detyra e PD është zyrtarisht duhet të distancohet ose do të mbajë një njollë të rëndë, jo vetëm për vete, por të gjithë historinë e kësaj partie, që në këto 28 vite ka merita të shkëlqyera, por me Bashën Berisha i vuri vulën e turpit kësaj partie.  

Taulant Balla

Në videon e dytë të publikuar dje nga deputeti i PD, Salianji, Alizoti pretendon se është marrë me forcë nga drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Ardi Veliu, për të dhënë në Prokurori dëshmi të rremë lidhur me çështjen "Babale". Gjithashtu, ai pretendon se është takuar edhe nga kryetari i grupit parlamentar socialist, Taulant Balla, i cili i ka premtuar para për të ndryshuar versionin e ngjarjes.

Por, si Policia e Shtetit ashtu edhe deputeti socialist, Taulant Balla, mohojnë akuzat e Fredi Alizotit. Por nga ana tjetër, sipas përgjimeve të Prokurorisë të cilat "Shqiptarja.com" i publikoi ekskluzivisht tre ditë më parë, Fredi Alizoti në biseda telefonike me "Babalen" por edhe persona të tjerë si Florenc Hoxha dhe Erzen Breçanin, ish-policë në kohën e PD, thotë se zërin e Agron Xhafajt, vëllain e ministrit të Brendshëm e ka bërë ai, si dhe për vënien në jetë të këtij skenari do paguheshin 200 mijë euro nga deputeti me mbiemër Salianji.

Gjithashtu, Alizoti shprehet i zhgënjyer me Albert Veliun, i cili nuk i ka dhënë asnjë lek dhe ishte larguar në drejtim të Kosovës për azil. Ndërkohë që për këtë cështje edhe deputeti i PD, Ervin Salianji është zyrtarisht nën hetim për kallëzim të rremë. Report Tv mëson se deputeti demokrat është thirrur nga Prokuroria e Krimeve të Rënda të paraqitet të premten për t’u marrë në pyetje lidhur me denoncimin e audio-përgjimit të Albert Veliut (Babales) ku pretendon se është Agron Xhafaj, vëllai i ministrit të Brendshëm, Fatmir Xhafaj. Salianji do pyetet nga prokurorët Gentjan Osmani dhe Përparim Kulluri.

Fjala e plotë e Taulant Ballës sot ne Kuvend
Gjatë ditës së djeshme kam pasur mundësinë të ndjek në rrugë juridike dy procese gjyqsore. Njërin me dhëndrin që Saliu i la partinë Lulzimin dhe njërin me dhëndrin natyral të Saliut, bashkëshortin e vajzës së tij. Njërin në gjykatën e Tiranës, tjetri në një gjykatë italiane. Ky i dyti bëhet fjalë për një akt të turpshëm trë degjenerimit të familjes së ish-kryeministrit Berisha, ku si çdo qytetar tjetër i këtij vendi po kthehesha nga një detyrë shtetërore në një vend evropian papritur dhëndri natyral i Saliut goditi bashkë në prezencë të bashkëshortes së tij, e që dje në gjykatën italiane, gjyqtari italian nuk pranoi ofertën e dhëndrit të Saliut për të paguar apra ndaj meje për dëmin e shkaktuar se këta janë mësuar të paguajnë para këdo.

Paguaj para për babalen, për kunatin e babales. Gjyqtari italian vendosi dje që oferta që kish bëri dhëndri i Saliut për 2000 euro të mos pranohej, por të bëhej i rregullt. Ndërkohë që këtu në Gjykatën e Tiranës, dhëndri tjetër i Saliut, ai i partisë, Lulzimi, një dhëndër që ja mori në qafë partinë nuk u duk fare në gjykatë. Mediat kanë raportuar që nesër Lulzimi do të jetë në Prokurori për një kallëzim penal, ndër to kallëzim të rremë, shpërdorim detyre, shpifje, fyerje dhe Lulzimi nesër ka detyrimin që të shkojë në Prokurori, por dje në gjykatë bërë një kërkesë për procedurë dhe i thash gjyqtarit ju lutem që të mos lini seanca në 9 të mëngjesit sepse Lulzimi nuk e kap dot. Është shumë herët për Lulzimin të vijë në gjykatë në orën 9 të mëngjesit. Këshilla ime për Prokurorinë nesër është që mundësisht thirreni pasdite, sepse paradite nuk e kap dot. Unë nuk e di pse opozita sot nuk është në këtë sallë, sepse turi i hoteleve ka mbaruar dhe nuk ka njjoftime për mbledhje të opozitës në ndonjë hotel. Opinioni publik u njoh para dy netësh me një seri të rë të “Babale” seria 3.

Janë aq të paaftë saqë janë zhytur në lluc dhe brenda llucit vazhdojnë të llokoçiten me ca histori që nuk i beson më as Saliu ato që bën Luli. Transmetimi që serviri Salianji, i cili tashmë në media është konfirmuar që është bërë mu në oborr të SHQUP-it nga ish-drejtori i Policisë Bashkiake të Lulit, e që PD ende nuk thotë kush është gazetari iradhës tek videoja e radhës. Në kushtet e kësaj tentative të përsëritur për të hedhur baltë përmes videove, është e rëndësishme të ndajmë edhe një herë faktet nga fiksioni: Faktet e njohura deri tani janë:  • Kemi tre aktorë të përfshirë në “Babale 1”, Fredi Alizoti, Albert Veliu i njohur si Babalja dhe deputeti i PD, Ervin Salianji. Të njëjtët persona, të ndodhur në hall, përpara mundësisë së burgosjes, bashkëpunojnë për të hedhur në opinion një video të re. • Regjistrimi i Prokurorisë tregon qartë se në bisedat midis tyre, Babalja dhe Alizoti pranojnë se u janë ofruar nga PD-ja nga 100 mijë euro për kokë, për rolin e luajtur në videon babalja

1. • Fakt tjetër, në regjistrimin e siguruar nga Prokuroria, vetë Alizoti pranon me gojën e tij se ka luajtur rolin e vëllait të Ministrit të Brendshëm. • Kontakti i tyre me PD, sipas materialeve të Prokurorisë është deputeti, Ervin Salianji, i cili ka qenë personi që i ka lidhur më pas me gazetarin Jetmir Olldashi dhe jo siç u pretendua fillimisht që ishte gazetari që i çoi tek PD. Këtë e dëshmojnë 14 telefonatat direkte, të siguruar nga tabulatet e Prokurorisë. Në këto kushte, transmetimi i djeshëm vetëm sa përforcon dyshimet e kësaj maskarade, të dakordësuar midis Salianjit dhe dy personazheve të tjerë. • Detyra e PD përballë qytetarëve shqiptarë është zyrtarisht PD-ja duhet të distancohet ose PD do të mbajë një gjurmë të një njolle të rëndë, jo vetëm për veten, por për gjithë historinë e kësaj partie, të cilën duhet ta pranojmë që në këto 28 vite ka plot merita përsa i përket rrugës euroatlantike të Shqipërisë, por me Lulzim Bashën, me dhëndrin në krye të PD-së, Sali Berisha i vuri vulën e turpit kësaj partie.

/b.ha./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Hinglateri: 12/10/2018 18:09

    Bie era qenef...jo rastesisht SHQUP-i ndodhet buze Lanes aty ku Tirana derdh jashtqitje me shumice

    Përgjigju
  • Populli: 11/10/2018 16:38

    O zot c'fare katandisje per PD-ne,kjo Babale Parti e ky kryetar pa nje fije dinjitet si njeri te denohen nga i gjithe populli me vote,te djathte e te majte

    Përgjigju
  • Donela: 11/10/2018 14:33

    Te denohen max nga Prokuroria,te marre fund kjo histori e shpifur e cimkave qe vetem Saliu e Luli dine te sajojne sigurisht me ndihmen e ShISH.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Ilir Meta sulmon kreun e SPAK, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Në Tiranë shfaqet filmi dokumentar për Tomas Venclova, Veliaj: Tirana, shembull i një transformimi rrënjësor! Venclova: Qytet me zhvilim të jashtëzakonshëm

Në Tiranë shfaqet filmi dokumentar për Tomas Venclova, Veliaj: Tirana, shembull i një transformimi rrënjësor! Venclova: Qytet me zhvilim të jashtëzakonshëm