Videoja ekskluzive e A1REPORT
SHKB arreston policin rrugo

Videoja ekskluzive e A1REPORT<br />SHKB arreston policin rrugo
TIRANE -  Një ditë pas publikimit në A1 Report të videos ekskluzive ku duket tentativë korrupsioni e një qytetari ndaj policit rrugor, Shërbimi i Kontrollit të Brendshëm arreston policin e komisiariatit nr 3.

“Shërbimi i Kontrollit të Brendshëm ka arrestuar në flagrancë shtetasin Gentian Beqir Kërtoçi, 24 vjec, lindur në Tropojë dhe banues në Tiranë, punonjës policie në Komisariatin e Policisë Nr.3 Tiranë, me gradën N/inspektor.

Arrestimi i tij, u krye sepse dje rreth orës 18:00, në rrugën “Dritan Hoxha“, në kryqëzimin e Laprakës, duke qënë në shërbim Patrullë e Përgjithshme dyshohet se i ka marrë një sasi parash një shtetasi, në këmbim të mosndëshkimit të kundravajtësit sipas ligjit.”- thuhet në njoftimin për shtyp të Ministrisë së Brendshme.
 
Arrestimi i Gentian Kërtoçit është kryer dje në mbrëmje pas përfundimit të hetimeve lidhur me denoncimin publik të bërë nga A1 Report dhe Shqiptarja.com për veprimin e kundraligjshëm të këtij punonjësi policie.
 
Në të njëjtën kohë si masë administrative është vendosur pezullimi nga detyra i punonjësit të policisë Gentian Kërtoçit.  Materialet në ngarkim të tij i’u kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqesor Tiranë, për veprën penale të “Korrupsion pasiv nga persona që ushtrojnë funksione publike”, të parashikuar nga Neni 259 i Kodit Penal.

(sg/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Rithemelimi propozon rikthimin e koalicioneve të vjetra, a jeni dakord?



×

Lajmi i fundit

O’Brien nesër në Beograd për takime me krerët e Serbisë

O’Brien nesër në Beograd për takime me krerët e Serbisë