Kaos në Bashkinë Sarandë, arroganca e kryetares së Bashkisë me tregtarët ambulantë

Kaos në Bashkinë Sarandë, arroganca e kryetares së Bashkisë me tregtarët ambulantë

Kryebashkiakja e Sarandës Florjana Koka

Tregtarët ambulant nuk do të lejohet të ushtrojë aktivitetin këtë sezon turistik në shëtitoren e Sarandës. Vendimi i ka ngritur në protestë ata, por kryebashkiakja Florjana Koka u bëri të qartë se nuk do të tërhiqet nga vendimi. Në një përballje me tregtarët për këtë çështje, kryebashkiakja Koka u shpreh e vendosur për ti dhënë fund fenomenit të tregtimit në bulevard. 

“Kush do të shesë mallra industriale të shkojë tek tregu i qytetit, dakord. Kush shet mallra që bëhen me dorë të vijë aty tek tregu që është bërë në bulevard, për njerëz të llastuar nuk ka vend. Ka dy opsione, të mos dalësh fare se unë e kam marrë këtë vendim, institucioni e ka marrë këtë vendim dhe të rrish në shtëpinë tënde, ose të zgjedhësh të bësh punë të tjera. Ose të pranosh këtë zgjidhje. Vendimi është i prerë dhe është ky, në qoftë se ju bëhet të shkoni në atë treg, ama në këtë qytet nuk ka ca mos, ca dos”,u shpreh Koka. Por ajo që duhet të ishte përballje qëndrimesh u karakterizua nga tensione të larta deri në kërcënime ndaj kryebashkiakes së Sarandës.

“Unë atje do jem, e sheh. Hajde të pres, të shohim se çfarë do të bësh. Po të dua dhe ty bashkë me policët, dua ta shikoj surratin aty!”, e sfidoi një qytetar kryebashkiaken e Sarandës. Në një moment gjatë debatit në sallë u krijua një kaos i vërtetë aq sa edhe një prej të pranishmëve u ndje keq. Tregtarët braktisën takimin duke u shprehur se nuk lëvizin nga bulevardi dhe se do të gjejnë forma të tjera deri në grevë urie. Në fakt tregtarët ambulantë nuk lejohen gjatë sezonit turistik përgjatë bulevardit. Në vendet fqinje ka gjithashtu vende të posaçme si mini-tregje ku si artizanët ashtu dhe tregtarët e vegjël mund të ushtrojnë aktivitetin e tyre.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Daniel: 23/06/2018 15:16

    Kështu ndodh kur në krye të këtij vëndi vihen njerëz me nivel kaq të ulët.... Kujton se i ka në pronën e babait dhe me një arrogancë dhe mospërfillje po i kërcënon... Një fëlliqësirë....

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Rithemelimi propozon votimin e detyrueshëm, jeni dakord?



×

Lajmi i fundit

Sulmi izraelit, Irani: Fluturimet kanë rifilluar në të gjithë aeroportet

Sulmi izraelit, Irani: Fluturimet kanë rifilluar në të gjithë aeroportet