Videolajm/peshkaqeni i bardhë në
bregdet, shpëtohet nga dy njerëz

Videolajm/peshkaqeni i bardhë në<br />bregdet, shpëtohet nga dy njerëz
TIRANË - Këto janë pamjet e një peshkaqeni të bardhë i cili lufton për të mbijetuar ndërsa dallgët e kanë nxjerrë në bregdet, pas një tentative për peshkimin e tij nga peshkatarët. Peshkaqenët e bardhë janë specie në zhdukje dhe ka një interes të madh në mbrojtjen dhe mos lejimin e gjuetisë së pakontrolluar mbi to.
 
Pamjet tronditëse janë xhiruar nga Lars Liedberg, një 38 vjeçar, dhe miqtë e tij, të cilët pasi kishin shëtitur në bregdetin e Plettenberg në Afrikën e Jugut, ishin ballafaquar me një pamje të tillë të përpjekjeve mbijetuese të peshkaqenit për të hyrë sërish në ujë, para së të ngordhte.
 
Dy burra të guximshëm tentojnë ta tërheqin kafshën drejt ujit për t’a shpëtuar, ndonëse fillimisht tentojnë të heqin grepin e mbetur në gojën e tij. Pasi arrijnë ta bëjnë këtë, ata rrezikuan edhe ndonjë kafshim i mundshëm nga peshkaqeni, sërish guxojnë deri në përfundimin e misionit të tyre për të shpëtuar kafshën më grabitqare të detit. 

  • Sondazhi i ditës:

    A ka politika frikë nga SPAK-u?



×

Lajmi i fundit

Mandati i Xhaçkës, Basha-Rithemelimit: Përse nuk flisni? Çfarë kocke u hodhi Lindita Nikolla që u ka ngecur në fyt?

Mandati i Xhaçkës, Basha-Rithemelimit: Përse nuk flisni? Çfarë kocke u hodhi Lindita Nikolla që u ka ngecur në fyt?