VIDEO/Njeriu më i pasur në botë do të dërgojë turistë në hapësirë, ja çmimi

VIDEO/Njeriu më i pasur në botë do të dërgojë turistë në hapësirë, ja çmimi

Jess Bezos, pronar i Amazon

Kompania “Blue Origin” e Jess Bezos, pronar i Amazon dhe njeriut më të pasur në botë, gjatë vitit të ardhshëm do t’ju mundësojë të gjithë të interesuarve udhëtimin në hapësirë.

Çmimi për një udhëtim të tillë do të sillet nga 200 deri në 300 mijë dollarë. Në fakt udhëtimi i parë po realizohet me qëllim që të kuptohet se a ka të interesuar në hapësirë, dhe çfarë mund t’ju ofrojnë klientëve që mund t’i bëjnë ballë një kostoje të tillë.

“Blue Origin” me seli në Seattle, së fundmi ka njoftuar se si do të duket raketa dhe se së shpejti do të fillojnë testimet me ekuipazhin. Biletat për udhëtim do të fillojnë të shiten gjatë vitit të ardhshëm, kurse çmimin e saktë pothuajse askush nuk e di.

Bezos është njeriu më i pasur në botë me 132.1 miliardë dollarë pasuri, kurse në maj në kushtet anonimiteti disa bashkëpunëtorë të tij kanë njoftuar se bileta e udhëtimit do të kushtojë nga 200 deri në 300 mijë dollarë.

Raketa “Neë Sephard” mund të akomodojë gjashtë pasagjerë të cilët do të udhëtojnë në 100 kilometra lartësi, mjaftueshëm që të shijojnë panoramën e Tokës para se të rikthehen në tokë me ndihmën e parashutave.

Dritaret e kësaj kapsulës janë tri herë më të mëdhenj sesa të një aeroplan “Boeing 747”. Kompania e Bezosit që ka moton “hap pas hapi”, deri më tani ka kryer disa teste të fluturimit në Teksas por pa anëtarë të ekuipazhit.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Rithemelimi propozon rikthimin e koalicioneve të vjetra, a jeni dakord?



×

Lajmi i fundit

Kosovë, nesër votohet për shkarkimin e kryekomunarëve në veri, policia gati për çdo skenar

Kosovë, nesër votohet për shkarkimin e kryekomunarëve në veri, policia gati për çdo skenar