Vidhnin bagazhet e pasagjerëve, pranga dy punonjësve në aeroportin e Rinasit

Policia kufitare e Rinasit ka vënë në pranga 2 punonjës të ngarkim -shkarkimit të bagazheve në Aeroportin e Rinasit dhe ka vënë nën hetim 2 të tjerë pasi akuzohen se vidhnin bagazhet e udhëtarëve. Ata akuzohen për pesë vjedhje të ndodhura në Aeroportin e Rinasit.

Gjatë operacionit policia ka bërë të mundur edhe sekuestrimin e 4550 eurove të humbura nga një pasagjer i cili kishte bërë denoncim tre ditë më parë. Ai kishte denoncuar vjedhjen e një sasie prej 4800 euro në bagazhin e tij të udhëtimit, vjedhje të cilën e ka konstatuar në aeroportin e Lubjanës, Slloveni.

Gjatë hetimeve të kryera policia ka zbardhur edhe rastet e katër vjedhjeve të tjera të ndodhura në aeroport, ndër to dy vjedhje të vlerave monetare dhe dy të tjera vjedhje të varëseve të floririt të dy udhëtareve që kishin bërë denoncim pranë komisariatit të Policisë së Rinasit. Të gjitha rastet e zbardhura datojnë pas muajit Mars të këtij viti.

Në pranga kanë rënë D. M. 22 vjeç, banues  në Tiranë dhe E. Rr., 24 vjeç, banues në Ndroq.  Ndërsa në gjendje të lirë po hetohen A. E, 27 vjeç, banues në Mëzez  në Tiranë dhe R.H. 27 vjeç, banues në Tiranë, edhe këta punonjës të  ngarkim -shkarkimit të bagazheve të pasagjerëve të linjave ajrore.

Operacioni i kryer ka për qëllim forcimin e masave të sigurisë pas ngjarjeve të ndodhura në Aeroportin e Rinasit. Problematika e vjedhjes së valixheve është denoncuar më herët edhe nga Report TV, pasi shumë udhëtarë kishin paraqitur denoncime për humbjen e bagazheve. 

Për sigurinë në aeroportin e Rinasit, është përgjegjëse TIA, kompania kineze e sigurisë. 

Në datë 9 prill siguria në këtë aeroport u cënua rëndë pas grabitjes ku u morën miliona Euro për rreth 4 minuta. 

/r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • asolingo: 20/05/2019 20:35

    Vjet ne gusht ma dhane valixhen mbas 1 dite u detyrova ndejta ne tirane dhe shkova e mora te nesermen ne rinas,thane qe e ka fajin beogradi ai i vonon ,po tani e kuptoj i kontrollojne vete.Turp o labaker hajduta pulash rini gjithe diten dembela.

    Përgjigju
  • CaBone: 20/05/2019 16:13

    Shum turp, taman dermojini kta muter. As njeri ska te drejt ne bot te vjedhi pronen e dikujt tjeter. Kto jan niveli me ulet e popullit. Per mendimin tim cdo person qe punon ne vende te tilla duhet ti nenshtrohet nje programi screening qe te dihet se ca lloj menderesh fusin ne pun. Nqs se doni lek beni dicka ilegale por ama jo te vjedhesh pasurin e dikujt se haram do e kesh gjith jeten. Kurr nuk pasurohesh dot me djersen e tjetrit. Pastaj ku i dihet qe ste qellon ndo nje hund lesh dhe te masakron ty hajdutin dhe familjen copa copa.

    Përgjigju
  • ADN: 20/05/2019 13:47

    Shqiptari që nuk ka në ADN e tij vjedhjen nuk është shqiptar...

    Përgjigju
  • Toni Tirane: 20/05/2019 13:35

    Pastrojeni Rinasin nga keta fshatare dhe hajdute ordinere. Kush futet ne Rinas duhet te perzgjidhet

    Përgjigju
  • xxx: 20/05/2019 13:26

    Katundaret si vodhen tokat tek astir vjedhin dhe qytetaret dhe valixhet ne aeroport njerez pa shkolle qe paguaj per punsim

    Përgjigju
  • Elton: 20/05/2019 11:56

    Me ne fund,kto palaçio njerez kan hapur dhe valixhen time,, rrespekte policia.

    Përgjigju
  • Fredi: 20/05/2019 09:44

    Dërrmojini keta mutër por sidomos mutrit që i kanë punesuar me mikllëk! Gjithashtu në kohe te ndryshme here pas here te zevendesohet I gjithë stafi me të tjerë që e meritojne!

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Mendoni se komisionet hetimore për Shëndetësinë e TIMS do kenë rezultat?



×

Lajmi i fundit

Greqi/ Zëvendëskryeministri Bratakos dhe ministri i Shtetit Papastavrou largohen nga qeveria

Greqi/ Zëvendëskryeministri Bratakos dhe ministri i Shtetit Papastavrou largohen nga qeveria