POP 5

Lajmet më të lexuara të 5 minutave të fundit

Titujt e falsifikuar të pronësisë, Rama në Sarandë: Shumë shpejt do të shpëtoni nga 'grabitqarët'

Kryeministri Edi Rama ka trajtuar në takimin e zhvilluar këtë të premte në qytetin e Sarandës, çështjen e agroturizmit e atë pronësisë. Rama e trajtoi agroturizmin si një pikë shumë të rëndësishme të zhvillimit të Sarandës, duke thënë se emigrantët e vendit duhet të nxiten gjithnjë e më shumë që të kontribojnë në zhvillimin e tij. Ndërsa sa i takon çështjes së pronësisë, ai ritha për banorët sarandiotë se brenda pak ditësh do të bashkohet ALUIZNI dhe Hipoteka, masë e ndërmarrë kjo e cila sipas tij do t’i lehtësojë qytetarët e vendit nga problemet që kanë hasur deri më tani.

Është shumë e rëndësishme, që paralelisht me gjërat e reja që bëhen, t’u jepet zgjidhje edhe disa çështjeve që janë të bartura, ndër të cilat çështja e trojeve. Jemi shumë pranë zgjidhjes, besoj. Në një kohë të shkurtër, në javët e ardhshme, qeveria do të marrë një vendim përfundimtar për këtë çështje.

Edi Rama, Kryeministër

Rama foli edhe për titujt e falsifikuar të pronësisë, duke thënë se qeveria po përpiqet që të bëjë një proces të pastrimit të tyre. "Kemi bërë një ngrirje në të gjithë zonën e bregdetit për të shpëtuar faktikisht pronarët e ligjshëm nga grabitqarët e pronave”, u shpreh kryeministri.

Edhe në këtë takim, Rama nuk i la mënjanë batutat e tij. Teksa një 63-vjeçare e informoi atë për problemin që ka hasur me njohjen e pronësisë së shtëpive të saj, Rama u shpreh: Po të lindësh socialiste nuk ka gjë që nuk di, po të lindësh demokrate këtu ndryshon puna. Për zgjidhjen e problemeve të këtij lloji, Edi Rama e rivendosi sërish theksin tek platforma e bashkëqeverisjes (Shqipëriaqëdua.al).

Gjatë qëndrimit në Sarandë, Rama inspektoi dhe punimet në disa akse rrugorë, ndërsa të shtunën turi i inspektimeve dhe anëtarësimeve në parti do të ndalet në Vlorë.

a.s.
Komento

Komente

  • Fredi: 10/11/2018 09:19

    Ku Po të jetë burrë duhet të gjithë Sarandën ta hedhi përtokë. Është bërë krim mjedisor i paparë ndonjeherë. Akoma dhe pallate mbi trotuarë janë bërë..ptu farë e keqe!

    Përgjigju