Vijojnë zjarret, flakët në Patos rrezikojnë disa banesa dhe sera (VIDEO)

Situata me zjarret vijon që të jetë problematike në vend. Pas Lezhës, Kavajës dhe Pukës është shënuar një vatër zjarri edhe në Patos. Flakët kanë përfshirë një sipërfaqe masive në fshatin Novoselë të Patosit në njësinë Administrative Zharrëz.

Sipas të dhënave për Report Tv nga zjarri rrezikohen disa banesa dhe sera, ndërsa në vendin e ngjarjes kanë mbërritur disa mjete të zjarrfikëses. Ministrja e Mbrojtjes deklaroi sot se në 17 dite janë shënuar, jo pak por 91 zjarre, ndërsa pjesa më e madhe janë me qëllim dhe autorët do të arrestohen, ndersa policia ka marre nje plan masash.

/b.ha./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    A ka politika frikë nga SPAK-u?



×

Lajmi i fundit

Ndihmëssekretari amerikan i Shtetit i kërkon Kosovës “përparim urgjent” për themelimin e Asociacionit

Ndihmëssekretari amerikan i Shtetit i kërkon Kosovës “përparim urgjent” për themelimin e Asociacionit