POP 5

Lajmet më të lexuara të 5 minutave të fundit

Vijon rënia e Sokol Cikalleshit, ekipi turk i bën gati valixhet në janar

Sokol Cikalleshi

Bomberi kavajas Sokol Cikalleshi nuk është duke kaluar ditët më të mira të karrierës së tij. Sulmuesi i kombëtares ka pasur një rënie vitet e fundit pasi është lënë jashtë formacionit nga Kristian Panuçi dhe së fundmi flitet se klubi i ”Goztepe” ku militon në kampionatin turk do ta largojë.

Trajneri i ekipit turk Bayram Bektas është shprehur se Cikalleshi nuk ka arritur që të përmbushë pritshmëritë. Sulmuesi ka spikatur për luftën në ajër dhe kontrollin e mirë të topit në vitet e kaluara, por merkato e janarit duket se do ta gjejë pa ekip.

d.ba.
Komento

Komente

  • Gjergji: 26/12/2018 13:11

    Cikalleshi eshte shume i mire per kampionatin turk. Kush futballist ka pare mire nga turqit ? Cikallesh terhiqe thenien tende se shqiptaret dhe turqit jane vllezer.

    Përgjigju