POP 5

Lajmet më të lexuara të 5 minutave të fundit

VD/Vijon shembja e banesave për Unazën e Madhe/ Bashkia e Tiranës: Janë prishur 18 objekte

Bashkia e Tiranës njofton se ka shkuar në 18 numri i ndërtimeve pa leje që janë prishur brenda pak ditësh në Unazën e Madhe, në segmentin nga Pallati me Shigjeta deri te Dogana. Inspektorati i Mbrojtjes së Territorit i Bashkisë së Tiranës, sipas njoftimit vijoi edhe mëngjesin e sotëm me prishjen e dy objekteve të ndërtuara pa leje në gjurmën e Unazës.

Ndërtuesit e këtyre objekteve pa leje, që funksiononin për biznes, kanë bashkëpunuar me Bashkinë e Tiranës duke larguar vet së pari të gjitha pajisjet elektroshtëpiake, ndërsa i ka hapur rrugë më pas makinerive të IMT-së të bëjnë shembjen e ndërtimeve. Ndërkohë, ngjitur me këto ndërtesa edhe disa objekte të tjera kanë bërë boshatisjen e ambienteve dhe pritet të prishën në orët në vazhdim.

Bashkia e Tiranës deklaron edhe njëherë se për të gjithë ata individë apo familje që zotërojnë ndërtime pa leje në gjurmën e Unazës është ofruar si mundësi zgjidhje banesa sociale pa afat perdorimi ose bonus qiraje për 3 vite. Ndërkohë që një pjesë tjetër e banorëve që ndërtimet i kanë pa leje por kërkojnë dëmshpërblim të plotë kanë vijuar me protestat nga Shkoza, Lapraka dhe në ‘Astir’ cdo mbrëmje në orën 17:00.

d.ba./b.ha.
Komento

Komente

  • Boni: 05/12/2018 23:41

    Gjithe kjo unaze e per prishjet perdoret nje fadrome.? Ku jane eskavatoret apo po kjo qe po ndodh po zgjatet per te terhequr vemendjen nga probleme te tjera me madhore..,?

    Përgjigju
  • Zherzhi pre dagagjinit: 05/12/2018 14:45

    Jam shum dakort per dem shperblimit per ato ndertesa qe jane me leje dhe me legalizim.Por te verifikohen lejet qe dha partia e ndertimit dhe zaptuesit pa leje e PDse dhe lejet qe dhane keto ne pushtet,dhe te penalizohen per lejet qe kane dhene dhe parate qe kane mare keto maskarej bandita.

    Përgjigju