Vijon transformimi tek Pazari i ri, Veliaj: Një nga punët më të mira që kemi bërë, stoli për qytetin

Tregtarët e fruta-perimeve në zonën e Pazarit të Ri nuk u duhet të shqetësohen më për ruajtjen e produkteve të tyre. Një vit nga transformimi i plotë i Pazarit të Ri, një hapësirë e re i është shtuar zonës, në ndihmë të bizneseve që ushtrojnë aktivitetin e tyre aty.

Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, kreu i Bordit të Fondit Shqiptaro-Amerikan të Zhvillimit, Michael Granoff dhe bashkëdrejtues e përfaqësues të TID Tiranë, përuruan magazinat që do të shërbejnë për të lehtësuar grumbullimin e mallrave.

Një nga punët më të mira që kemi bërë së bashku me AADF, që sot është stoli për qytetin tonë, është Pazari i Ri. Më vjen mirë që këtu punojnë mbi 1000 vetë. Fakti që në mëngjes Pazari është plot, tregon se është aq tërheqës saqë i tundon njerëzit të vijnë dhe të kalojnë pak kohë këtu.

Erion Veliaj, kryebashkiak

Ai nënvizoi se falë investimit të ri, jo vetëm tregtarët do të kenë mundësi magazinimi, por edhe zona mund ta ruajë origjinalitetin si hapësirë pedonale.

Ka qenë gjithmonë dilemë mënyra si bëhet puna logjistike në pazar, me furnizimet në mëngjes, marrja e mallit pasdite. Ndaj, kemi hapur një hapësirë të jashtëzakonshme për magazinimin e mallit; kështu ruajmë origjinalitetin e një zone pedonale pa makina, pa motorë, për t’i vendosur këtu mallrat që nuk shiten, të cilat mund të tregtohen të nesërmen, dhe për të eliminuar në maksimum edhe hyrje-daljet e furnizimit. Ndaj, besoj që secili që ka një tezgë apo kryen një shërbim, do të ketë mundësi me një kosto shumë modeste të marrë edhe një hapësirë magazinimi.

Erion Veliaj, kryebashkiak

Por, transformimi i kësaj zone nuk ka përfunduar ende. Bashkia e Tiranës bashkë me partnerët e saj është duke shqyrtuar mundësinë për lidhjen e sheshit “Skënderbej” me Pazarin e Ri.

Po shikojmë se si mund të lidhim dy hapësira të shkëlqyera, si sheshi “Skënderbej” dhe Pazari i Ri. Kemi një segment në mes të kolonave. Me gjasë, do të arrijmë në një marrëveshje të suksesshme, ku së bashku të krijojmë një ‘urë’ lidhëse, që zonat atraktive të Tiranës, si sheshi dhe Pazari, të lidhen me njëra-tjetrën, me të njëjtën cilësi siç janë këto dy pjesë të Tiranës.

Erion Veliaj, kryebashkiak

Kreu i Bordit të AADF-së, Michael Granoff tha se Fondi Shqiptaro-Amerikan i Zhvillimit dhe Bashkia e Tiranës ndajnë ambicien e përbashkët për të çuar projektet përpara dhe shprehu bindjen se ky bashkëpunim do të vijojë më tej.

Një nga arsyet pse mendoj që partneriteti mes bashkisë dhe fondacionit funksionon është se kemi të njëjtën ambicie; kemi qenë të aftë të mbyllim shumë gjëra së bashku, por më e rëndësishmja është të mendojmë se si të zgjerojmë ofertat tona. Punimet e fundit do të rrisin hapësirën e magazinimit për të gjitha rastet e emergjencës këtu, e cila jo vetëm që e bën më të lehtë për ta, por në të vërtetë do ta bëjë këtë hapësirë më të mirë për njerëzit.

Michael Granoff

/b.ha./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    A ka politika frikë nga SPAK-u?



×

Lajmi i fundit

Zgjedhjet presidenciale në Maqedoninë e Veriut, numërohen mbi 90 përqind të votave! Kandidatja e VMRO-së kryeson bindshëm, ku renditën shqiptarët

Zgjedhjet presidenciale në Maqedoninë e Veriut, numërohen mbi 90 përqind të votave! Kandidatja e VMRO-së kryeson bindshëm, ku renditën shqiptarët