Viktor Zhusti, 70-vjetori i
aktorit të heshtur prej mërgimit

Viktor Zhusti, 70-vjetori i <br />aktorit të heshtur prej mërgimit
TIRANE - Viktor Zhusti dje mbushi 70-vjetorin e lindjes. Aktualisht banon në ishullin e Evias në Greqi. Vjen në Tiranë vetëm me raste premierash. Në vitin 2009, Zhusti u mbajt mend gjatë për lojën e shkëlqyer në dramën "Kush ka frikë nga Virginia Wolf", e cila qe një ndër shfaqjet më moderne dhe më të bukura të Teatrit Kombëtar në vitet e fundit.

Me partnere, një tjetër aktore të mërguar në Austri dhe të talentuar, Eva Alikajt, shfaqja e la publikun një orë e gjysmë me gojë hapur. Gazeta "Shqiptarja.com" u përpoq dje ta kontaktonte me telefon, por nuk ia dhamë dot as mesazhin e urimit për ditëlindjen. Viktor Zhusti ka lindur në Athinë, Greqi, më 8 dhjetor të vitit 1942. Nga shkaku i luftës familja e tij ndahet dhe ai vjen me babanë e tij në Shqipëri në vitin 1943. Jeton në Gjirokastër dhe 14 vjeç nis studimet në Tiranë në Lice e pastaj në Akademinë e Arteve. Që student nis të marr pjesë në disa nga shfaqjet e Tetarit Popullor.

Aty luan Petër Petrusin në dramën "Një dashuri e tillë" të P.Kolurtit; Gencin në dramën "Shtëpia në Bulevard" Fadil Paçramit. Pas diplomimit Viktor Zhusti emërohet drejtor i qendrës kulturore në Gjirokastrës ku qëndroi deri në vitin 1971. Pas këtij viti emërohet pedagog në Akademinë e Arteve në Tiranë". Galeria e roleve të Viktor Zhustit është e pasur. Ka luajtur babain te "Taulanti kërkon një motër", Albertit te "Shi në Plazh",etj. Viktor Zhusti, me nënë greke dhe baba shqiptar ndihet i lidhur me Shqipërinë, ku "që dy vjeç mësova të parën gjuhën shqipe", ka thënë ai.

Viktor Zhusti me peshën e halleve të jetës mbi supe, nuk është më ai "djali i prapë", që regjisori i ndjerë Prokop Mima e kërkonte me insistim për të interpretuar atë që u bë roli i tij i parë në fëmijëri. Për 18 vjet në mërgim, ai do të distancohej nga skena, por vitet e fundit, në vitin 2009 ai shfaqet në skenën e Teatrit Kombëtar me rolin e doktor Sternit, në komedinë "Të gjithë me huqe". Pastaj një vit më vonë me rolin e Xhorxhit te "Kush ka frikë nga Virginia Wolf", si dhe ne Filmin televiziv "Tingulli i heshtjes" në Vizion Plus, etj

(Gre.M/Shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Rithemelimi propozon rikthimin e koalicioneve të vjetra, a jeni dakord?



×

Lajmi i fundit

Tiranë/ Aksident pranë Rinasit, trajleri përplaset me një makinë! 1 i plagosur

Tiranë/ Aksident pranë Rinasit, trajleri përplaset me një makinë! 1 i plagosur