Reduktimi i studentëve, Ilir Yzeiri: Shkollat tona ende me modelin sovjetik, nuk i përgjigjen tregut të punës

Nisja e vitit të ri akademik ka sjellë sërish në qendër të vëmendjes fenomenin e reduktimit të numrit të studenteve nëpër auditoret tona. Mijëra studentë edhe këtë vit kanë zgjedhur të studiojnë apo të largohen jashtë vendit, dhe kjo konfirmohet nga numri në rënie i studentëve por dhe mbyllja e disa degëve. Ishte pikërisht kjo tema që u diskutua sot në emisionin Rreze Dielli në Report, ku pedagogu Ilir Yzeiri tha se arsimi në vendin tonë përballet më shumë probleme.

Ne nuk vuajmë nga mungesa e mësuesve, ne vuajmë sepse tregun e kemi mbytur me mësues. Kjo ka ndodhur për shkak të miopisë që kanë treguar të gjitha qeveritë që nga viti 1990 e këtej, të cilat nuk janë marrë me modelin e  shkollës shqiptare. Nuk kanë ndërmarrë studime të tilla për të parë lëvizjen e brendshme të popullsisë, tendencat që ka shoqëria shqiptare dhe për të strukturuar pastaj programet në mënyrë të tillë që të mos mbetin shkollat shqiptare me modelin e shkollave sovjetike. Universitetet tona kanë akoma modelin e shkollës sovjetike. Modeli i shkollës sovjetike është të përgatisë mësues dhe edukatorë. Për shembull gjuhë letërsi, në asnjë vend të botës nuk ka degë gjuhë-letërsi. Apo edhe histori –gjeografi ose bio-kimi. Pra modeli ynë i universiteteve nuk i përgjigjet tregut aktual të punës.  Për këtë arsye janë hapur disa degë të reja. Për shembull dega profesionale e sekretarisë në Elbasan.

Ilir Yzeiri, pedagog

Në këtë vit të ri shkollor duket se më pak student do të prekin bangat e universiteteve duke rrezikuar kështu edhe mbylljen e rreth 40 degëve për shkak të mosplotësimit të kuotave. Këtë gjë e pohoi edhe pedagogu Ilir Yzeiri nga studioja e emisionit “Rreze Dielli”

Këtë vit janë 22 600 ose 22 800 aplikime për shkollat e larta , që të jem i saktë. Nxënës që kanë mbaruar shkollat e mesme dhe aplikojnë për një shkollë të lartë qoftë në shtet, qoftë në privat janë kaq, për sa i përket regjistrimeve është tjetër gjë. Vitin që shkoi kanë qenë mbi 30 mijë në mos gabohem.

Ilir Yzeiri, pedagog

/b.ha./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Si do jenë ndryshimet në Kodin Zgjedhor që do bëjnë PS-Rithemelimi?



×

Lajmi i fundit

Masakra në Moskë me 143 të vdekur, Ankaraja: Sulmi i ISIS i pamundur pa ndihmën e shërbimeve të huaja

Masakra në Moskë me 143 të vdekur, Ankaraja: Sulmi i ISIS i pamundur pa ndihmën e shërbimeve të huaja